Modifikuar: Gusht 2017

Mirë se vini në ProTalent. Protalent është një platformë online e cila mundëson shërbime dixhitale të ofruara nga përdoruesit e saj (talentet). Përpara se të përdorni portalin, ju duhet të lexoni të gjithë këtë marrëveshje, politikat e ProTalent dhe gjithë informacionet e lidhura me ato.

Ju duhet të lexoni dhe pranoni të gjitha kushtet ne këtë marrëveshje (përfshirë ato qe lidhen jo drejt për drejt), Kodin e Sjelljes, Politikat e Privatësisë dhe cdo politikë tjetër. Duke pranuar këtë marrëveshje ndërkohe që aksesoni portalin, ju pranoni se kjo marrëveshje do të aplikohet sa herë që ju përdorni ProTalent, ose kur ju përdorni mjetet që ne mundësojme për të ndërvepruar me portalin.

Termat dhe kushtet e mëposhtme (“Termat & Kushtet”), rregullojnë qasjen tuaj ne faqen e internetit të Protalent dhe përdorimin e faqes së internetit të ProTalent duke përfshirë çdo përmbajtje, funksionalitet dhe shërbim të ofruara në ose nëpërmjet www.protalent.al.

Ju lutemi lexoni me kujdes Termat & Kushtet para se të filloni të përdorni portalin.

Duke përdorur këtë sitë, duke hapur një llogari tuajen ose duke klikuar për të pranuar ose pajtuar me Termat & Kushtet kur ky opsion bëhet i disponueshëm për ju, ju pranoni dhe bini dakord të jetë i detyruar dhe t’i përmbaheni Termave dhe Kushteve si dhe Politikave tona të Privatësisë, te inkorporuara këtu si referencë. Nëse nuk dëshironi të pranoni Termat & Kushtet tona apo Politikat e Privatesise atëhere ju nuk duhet të hyni apo të përdorni këtë faqe.

Kjo faqe ofrohet dhe është në dispozicion për përdoruesit që janë mbi moshën 16 vjeç (duke përfshirë dhe moshen 16 vjec). Nëse jeni nën 16 vjeç, ju nuk duhet të përdorni këtë faqe apo shërbimet e ProTalent. Duke përdorur këtë faqe, ju përfaqësoni dhe garantoni që jeni brenda moshës së lejuar që të mund të formoni një kontratë detyruese dhe që përmbushni të gjitha kushtet.

Për cdo pyetje që mund të keni në lidhje me faqen dhe Termat & Kushtet. Ju mund të na kontaktoni me email në contact@protalent.al.

Terma Kyc

Shërbime – Janë shërbime dixhitale të ofruara në ProTalent.
Talente – Janë përdoruesit të cilët ofrojnë dhe kryejnë shërbime dixhitale në ProTalent.
Blerësit – Janë përdorues që blejnë shërbime dixhitale në ProTalent.
Detajet e Sherbimit – Është vendi ku talenti mund të përshkruajë shërbimin dhe kushtet e tij, dhe blerësi mund të krijojë një porosi dhe të blejë shërbimin.
Shërbime Ekstra – Janë shërbime extra të ofruara nga talenti përkundrejt një pagese shtesë të përcaktuar nga vetë ai.
Oferta të personalizuara – Janë propozime ekskluzive që një talent mund të krijojë në përgjigje të kërkesave specifike të një blerësi.
Porosi të personalizuara – Janë kërkesat e bëra nga një blerës për të marrë një ofertë të personalizuar nga një talent.
Porositë – Janë marrëveshja formale ndërmjet një blerësi dhe talenti, pasi një blerje është bërë nga faqja e shërbimeve.
Komunikim – është vendi ku blerësit dhe shitësit komunikojnë me njëri-tjetrin në lidhje me një shërbim të porositur.
Mosmarrëveshjet – Janë mosmarrëveshje që mund të lindin  gjatë një porosie midis blerësit dhe talentit.
Të ardhurat – Janë të ardhurat që shitësit mund të fitojnë nga porositë/projektet e përfunduara.
Te Disponueshme – Të ardhurat e përfituara nga porositë/projektet e përfunduara të cilat mund të tërhiqen ose të përdorur për të blerë shërbime të tjera.
Në Pritje – Është shuma qe kërkohet të tërhiqet dhe pritet aprovimi nga ProTalent.
Duke Punuar – Është shuma që do të kalojë në llogarinë tuaj pasi të keni përfunduar projektet.

1. Përmbledhje

Vetëm përdoruesit e regjistruar mund të blejnë dhe të shesin shërbime në ProTalent. Regjistrimi është falas.

Shërbimet në ProTalent mund të ofrohen me një çmim fillestar prej 5 euro. Por, disa shërbime mund të ofrohen me një çmim bazë prej më shumë se 5 euro siç përcaktohet nga talenti.

Blerësit paguajnë paraprakisht ne ProTalent për të krijuar një porosi. Pagesa qëndron e rezervuar deri ne momentin që blerësi pranon dorëzimin e porosisë nga talenti,

Porositë mund të blihen nëpërmjet butonit “POROSIT” që gjendet në detajet e shërbimit ose nëpërmjet një oferte të përsonalizuar.

Talentet duhet të përmbushin porositë e tyre dhe nuk mund të anullojnë porosite në mënyrë të vazhduar ose pa arsye. Anullimi i porosive do të ndikojë reputacionin dhe statusin e talentit.

Përdoruesit nuk mund të ofrojnë ose pranojnë pagesa duke përdorur ndonjë metodë tjetër përveç vendosjes së një porosie përmes ProTalent.

Blerësve u jepen të gjitha të drejtat për punën e dorëzuar, përveç nëse përcaktohet ndryshe nga talenti në faqen e tyre të shërbimeve.

ProTalent mban të gjithë të drejtën të përdorë të gjitha punët e publikuara në të, për qëllime marketingu dhe promovimi të ProTalent.

Ne kujdesemi për privatësinë tuaj. Këtu mund të lexoni “Politikat e Privatësisë”.

2. Talentet

Talentet ofrojnë shërbime dixhitale në ProTalent për të lejuar blerësit të blejnë shërbimet e tyre. Ata gjithashtu mund të ofrojnë shërbime të personalizuara për blerësit e tyre. Çdo porosi që shitet dhe përfundon me sukses, krediton llogarinë tuaj me një të ardhur neto prej 97% të shumës së blerjes. ProTalent krediton talentin pasi porosia të këtë përfunduar dhe të jetë pranuar nga bleresi. Nëse një porosi anullohet (për çfarëdo arsye), fondet e paguara do të kthehen në llogarine e blerësit.

Të ardhurat bëhen të disponueshme për tërheqje vetëm nga faqja e të ardhurave pas një periudhe sigurie prej 7 ditësh pasi porosia është përfunduar. Talentet mund të tërheqin të ardhurat e tyre duke përdorur një nga opsionet e tërheqjes së PorTalent. Vlerësimi i talentit llogaritet në bazë të vlerësimeve nga blerësit për shërbimet e postuara. Vlerësimet e larta lejojnë talentet të fitojnë me shume projekte. Për cështje sigurie, ProTalent mund të ngrijë përkohësisht të ardhurat e një talenti për të parandaluar veprimtarinë mashtruese ose të paligjshme. Kjo mund të vijë si rezultat i çështjeve të sigurisë, sjelljeve të pahijshme të raportuara nga blerësit ose në rastet kur veprime të shumëfishta lidhen me një talent të vetëm.

3. Shërbimet

Shitësit lejohen të postojnë një numer të caktuar të shërbimeve dixhitale falas.

Shërbimet mund të hiqen nga ProTalent për shkelje të këtyre “Termat &Kushtet”, të cilat mund të përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në) shkeljet dhe/ose materialet e mëposhtme:

  • Shërbimet e paligjshme ose mashtruese
  • Shkelja e të drejtave të autorit, shkelja e markës tregtare dhe shkelja e kushteve të shërbimit të palës së tretë të paraqitura nëpërmjet Politikës së Pronësisë Intelektuale.
  • Shërbimet e orientuara nga të rriturit, Pornografike, të papërshtatshme/të parëndësishme
  • Kopje të qëllimshme të shërbimeve
  • Shërbimet janë mashtruese për blerësit
  • Shërbimet që zgjasin përtej 30 ditëve të kohëzgjatjes së shërbimit

Shërbimet që janë hequr për shkeljet e përmendura më lart, mund të rezultojë në pezullimin e llogarisë së shitësit.

Shërbimet që janë hequr për shkelje, nuk kanë të drejtë të re-ruhen ose të editohen

Shërbimet mund të hiqen nga funksioni ynë i kërkimit për shkak të performancës së dobët dhe/ose keqpërdorimit të përdoruesit.

Shërbimet që përmbajnë përmbajtje që shkelin “Termat & Kushtet”, do të hiqen.

Shërbimet duhet të kenë një imazh të përshtatshëm që përfaqëson shërbimin e ofruar.

Përshkrimet në detajet e shërbimeve që shkelin ose anashkalojnë “Termat & Kushtet” tona janë të ndaluara.

Talentet mund të vlerësojne shërbimet e tyre me një çmim duke filluar nga 5 euro deri në 999 euro.

4. Shërbimet Ekstra

• Shërbime shtesë janë shërbime shtesë të ofruara nga talenti përkundrejt për një pagese shtesë të përcaktuar nga vetë ai.
• Shërbimet shtesë mund të hiqen për shkelje të “Termave & Kushteve” tona. Për terma specifikë, ju lutemi shihni seksionin “Sherbimet” më lart për një listë të shërbimeve që shkelin Termat & Kushtet tona. Shërbimet janë subjekt për t’u hequr për shkak të shkeljeve të gjetur në shërbimet Ekstra.
• Shërbimet e ofruara përmes Sherbimeve Ekstra duhet të lidhen me shërbimin bazë dhe të jenë pjesë e rezultatatit përfundimtar të dorëzuar tek blerësi.
• Shërbimet Ekstra mund të mbulojnë kategori të ndryshme shërbimesh që janë pjesë përbërëse e një shërbimi të një cilësie me të lartë.
• Talentet kanë mundësinë të zgjasin kohëzgjatjen e një porosie për secilin shërbim ekstra që i shtohet atij bazë. Kjo bëhet për të mbuluar kohën e nevojshme për të përfunduar shërbimin ekstra.

5. Përdorueshmëria

Ju nuk do t’a përdorni ProTalent nëse:

  1. nuk jeni në gjendje të formoni kontrata ligjore;
  2. jeni nën moshën 16 vjec;
  3. jeni person i ndaluar për marrjen ose ofrimin e shërbimeve sipas ligjeve ne fuqi;
  4. jeni pezulluar nga përdorimi i portalit;
  5. nuk keni një adrese email-i të vlefshme.

Të gjitha llogaritë e përdoruesve janë të lidhura me individin. Kredencialet e identifikimit nuk duhet të ndahen nga përdoruesit me të tjerë. Personi që ka llogarine do të jetë përgjegjes për cdo veprim që kryhet nga llogaria e tij, pa përjashtime.

Sipas ligjit, një person nen 18 vjec mund te përdorë llogarine e një te rrituri pasi ky i fundit i ka dhëne leje për t’a përdorur. Sidoqofte, zotëruesi i llogarisë do të jetë gjithmone përgjegjes për cdo veprim që kryhet nga llogaria e tij, pa përjashtime.

Përdoruesit mund të japin një emer biznesi/kompanie e cila lidhet me llogarinë e përdoruesit. Përdoruesit pajtohen dhe pranojnë se në rastin kur një emër biznesi/kompanie është e lidhur me një llogari, kjo marreveshje është një kontratë me përdoruesin si individ (jo me biznesin/kompanine) dhe përdoruesit do të jenë të vetmit përgjegjës për cdo veprim me llogarine e tyre.

Ne mundemi, me të drejtë të plotë, të refuzojme regjistrimin e cdo personi si përdorues.

Ju nuk mund të transferoni ndonjë të drejtë ose detyrim që ju keni nga kjo marrëveshje pa miratimin tonë me shkrim.

6. Përdorimi i ProTalent

Duke përdorur portalin, ju nuk do të provoni apo të bëni ndonjë nga pikat e më poshtme:

  1. të postoni material të pahijshme në kategoritë ose pjesë të portalit dhe shërbimeve;
  2. shkelni ndonjë ligj, të drejta të palëve të treta ose politikat tona si Kodi i Sjelljes;
  3. shmangni pagesa për shërbimet/projekte qe janë dorëzuar te ju;
  4. shmangni dorëzimin e shërbimeve/projekteve që janë blerë te ju;
  5. manipuloni strukturën tonë të tarifimit, procesin e faturimit ose gjoba që i detyroheni ProTalent;
  6. postoni materiale (duke përfshire edhe informacionin personal) fallco, jo te sakta, mashtruese, ofenduese ose dëmtuese;
  7. kryeni veprime që mund të dëmtojne mekanizmin e komenteve dhe vlerësimeve (si shfaqja, importimi ose eksportimi i komenteve/vlerësimeve ose përdorimi i tyre për qëllime që nuk kanë lidhje me portalin);
  8. transferoni llogarine tuaj te ProTalent (duke përfshire edhe komentet) dhe username të një pale tjetër pa miratimin tonë;
  9. shpërndani spam, viruse ose ndonjë teknologji tjetër që mund të dëmtojë ProTalent, portalin ose interesin ose pronën e përdoruesve të tjerë të ProTalent (duke përfshirë të drejtat intelektuale, privatësise dhe publikimit) ose që është e paligjshme, kërcënuese, abuzive, dëmtuese, shkel privatësine, vulgare ose që mund të shkaktojë stres, urrejtje te një person;
  10. shkarkoni dhe përdorni (kopjoni, modifikoni ose shpërndani) materialet e faqes (në pronesi të ProTalent) në faqe të tjera për qëllime te ndryshme pa miratimin tonë me shkrim;
  11. provoni të modifikoni, përktheni, përshtatni, dëmtoni ose shkatërroni ndonjë program/software që përdoret nga ne në lidhje me portalin;
  12. mblidhni informacion rreth përdoruesve, duke përfshire adresën e email-it, pa miratimin e tyre.

7. Shkelja e të Drejtave Intelektuale

Është pjesë e politikes sonë për t’ju përgjigjur njoftimeve ose kërkesave për pretendim të shkeljes së të drejtave intelektuale. Në qoftë se ju besoni se të drejtat tuaja intelektuale janë shkelur, ju lutemi të na njoftoni me email në contact@protalent.al dhe ne do të investigojmë.

8. Taksat

Ju jeni përgjegjes për pagesën e taksave, duke përfshire ndonjë të mirë ose shërbim ose taksa mbi vlerën e shtuar të cilat janë të aplikueshme sipas ligjit ne fuqi.

Ju pranoni se ju duhet të zbatoni detyrimet tuaja mbi taksën e të ardhurave personale sipas ligjit ne fuqi.

9. Promocioni

Ne mund të shfaqim emrin e kompanise/biznesit tuaj, logon, foto ose media të tjera si pjesë e shërbimeve të ProTalent dhe/ose material të tjera marketing të lidhura me faqen, me përjashtim të rasteve kur ju na keni kërkuar specifikisht që mos t’a bëjmë këtë dhe ne kemi rënë dakort me kërkesën tuaj me shkrim.

Ju pranoni se ne mund të përdorim përshkrimin publik të shërbimeve tuaja dhe përmbajtjen e profilit tuaj ne portal për qëllime marketingu dhe qëllime të tjera.

10. Përmbajtja

Kur ju na jepni material, ju na jepni të drejta të plota mbi atë material për t’a përdorur në mënyra të ndryshme psh. marketing në cdo media që ekziston tani ose në të ardhmen. Ju pajtoheni dhe pranoni se:

  1. Ne veprojmë si nje forum për shpërndarjen online dhe publikimin e materialeve të përdoruesit. Ne nuk japim garanci se këto materiale do të jenë të disponueshme në portal. Ne kemi të drejtën (por jo detyrim) të marrim cdo masë që e mendojmë të arsyeshme në lidhje me materialin e përdoruesit.
  2. Ne nuk jemi përgjegjes për fshirjen ose dështimin e ruajtjes së materialit, pavarsisht nëse materiali ishte i disponueshëm në portal ose jo.
  3. Cdo përmbajtje që dërgohet në portal duhet të kalojë aprovimin tonë. Ne mund t’a refuzojmë, aprovojmë ose modifikojmë materialin tuaj me të drejta të plota.

Ju përfaqësoni dhe garantoni se materiali juaj:

  1.  Nuk do të shkel ose keqinterpretojë të drejtat e autorit, patentat ose prona të tjera intelektuale ose të drejtën e publikimit ose privatësisë së ndonjë personi;
  2. Nuk do të shkel ndonje rregull ose ligj;
  3. Nuk do të jetë mashtues ose mashtrim;
  4. Nuk do të jetë i pahijshëm ose përmbaje material pornografike;
  5. Nuk do të përmbaje detaje mbi dizenjimin, zhvillimin ose prodhimin e produkteve/shërbimeve të dëmshme;
  6. Nuk do të këtë lidhje me aktivitete terroriste ose kriminale;
  7. Nuk do të përmbaje informacion jo të plotë ose të pasaktë rreth përdoruesit ose ndonje individi tjetër;
  8. Nuk do të përmbaje ndonjë virus ose program kompjuterik që kanë për qëllim të dëmtojnë ndonjë sistem, të dhëna ose informacion personal.

Ne veprojmë vetëm si një portal dhe nuk këmi përgjegjësi ose lidhje me materialet e palëve të treta në faqen tonë të cilat mund të shkelin të drejtat e autorit ose ndonjë pronë tjetër intelektuale, dëmtime, privatësine, pahijshmërine ose ndonjë disiplinë tjetër ligjore.

Portali mund të përmbajëURL të faqeve të tjera. Ne nuk i kontrollojme faqet me të cilat ne lidhemi nga portali. Ne nuk e vërtetojme përmbajtjen, produktet, shërbimet, praktikat, politikat ose performancen e faqeve me të cilat lidhemi nga portali. Perdorimi i materialeve të paleve të treta, URL-ve të faqeve dhe/ose materialeve të palëve të treta është përgjegjësia juaj.

Ne lidhje me fshirjen ose fshehjen e ndonjë materiali duke përdorur portalin për të fshirë, fshehur ose shkatërruar informacionin, nuk do të thotë se fshirja e materialit ose informacionit është e përhershme. Informacioni mund të ruhet për një periudhe kohe për të përmbushur kërkesat rregullatore, ligjore etj.

11. Komentet, Reputacioni dhe Vlerësimet

Ju pranoni se i transferoni të drejtat e autorit te ne për cdo koment, reputacion ose vlerësim që ju jepni, që mund të jetë komunikim mbi një projekt ose komente dhe vlerësim për cilësine e shërbimit. Ju pranoni se këto komente, reputacioni dhe vlerësimet na përkasin vetëm neve dhe duhet theksuar se ne ju lejojme t’i përdorni ato në portal për aq kohë sa ju qëndroni si përdorues. Ju nuk duhet t’i përdorni këto komente, reputacionin ose vlerësimet në mospërputhje me politikat tona që postohen ne faqe herë pas here pa aprovimin tonë të shkruar.

Ju nuk duhet ta bëni (ose provoni ta bëni) ndonjë gjë që mund të ndikojë në integritetin e komenteve dhe vlerësimeve në ProTalent. Ne kemi të drejte të pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj në cdo kohë nëse ne kemi shqëtesime nga komentet rreth teje ose vlerësimet tuaja, ku ne besojmë se ndikohet integriteti i komenteve dhe vlerësimeve në ProTalent.

Komentet dhe vlerësimet na përkasin vetëm neve dhe nuk mund të përdoren për qëllime të tjera përvec mundësimit dhe përmirësimit të shërbimeve dixhitale ne portal. Ju nuk mund të përdorni komentet/vlerësimet e portalit në ndonjë faqe ose vend tjetër që nuk operohet nga ProTalent ose partneret tanë, pa aprovimin tonë me shkrim.

12. Reklamimi

Vetëm nëse keni rëne dakort me ne, ju nuk duhet të reklamoni faqe online, produkte ose shërbime të jashtme në ProTalent. Cdo URL e postuar në portal, duke përfshire komunikimin, përshkrimin e shërbimit etj. duhet të lidhet patjeter me një projekt ose shërbime që po ofrohet në portal.

Ne mund të shfaqim reklama ose promocione në portal. Ju pajtoheni dhe pranoni se ne nuk do të jemi përgjegjes për ndonje humbje ose dëmtim që mund t’ju ndodhë ju si rezultat i prezencës së kësaj reklame ose promocioni ose ndonjë marrëveshje me palët e treta. Gjithashtu, ju pajtoheni dhe pranoni se permbajtja e një reklame ose promocioni mund të jetë i mbrojtur nga të drejtat e autorit, patenta ose prona të tjera intelektuale ose ligji. Ju pranoni se nuk do të modifikoni, shisni, shpërndani ose krijoni shërbime që bazohen në keto reklama/promocione, vetëm nëse ProTalent ju ka autorizuar paraprakisht.

13. Komunikimi me Përdoruesit e Tjerë

Komunikimi me përdoruesit e tjerë në portal duhet të bëhet nëpërmjet mekanizmave të komunikimt që ofron ProTalent. Ju nuk duhet të postoni adresën tuaj të email-it ose ndonjë informacion tjetër kontakti (si psh Skype, Whatsapp etj.) në portal, përvec se në fushen “email“ të formës së regjistrimit, në rastin e një kërkese nga ana jonë ose nëse lejohet nga ne në ndonjë mënyre tjetër në portal.

Ju duhet të komunikoni gjithmonë me përdoruesit nëprmjet portalit, vetëm nëse keni një lidhje të mëparshme me atë përdorues. Ju nuk duhet të mundoheni të provoni të komunikoni me një përdorues tjetër nëpërmjet platformave të tjera që përfshijnë, por nuk limitohen në email, telefon, SMS, Skype, ICQ, AIM, MSN Messenger, WeChat, SnapChat, Gtalk, Gchat, Whatsapp, Yahoo etj.

Në cdo rast, për cdo kusht që bini dakort me një përdorues, ju duhet t’i konfirmoni këto kushte edhe me shkrim duke përdorur mekanizmin e mesazheve të ProTalent.

ProTalent mund të përdore informacionin tuaj si emri, qyteti, username dhe/ose fotoja juaj e profilit në lidhje me mesazhet që shkëmbehen në portal. Ne mund të lexojme të gjithë komunikimin e postuar në portal dhe të shkarkojmë ose aksesojmë dhe testojmë (nëse është e nevojshme) të gjitha dokumentat e ngarkuar në portal, programet dhe URL që lidhen me përdorimin tuaj të portalit me qëllimin që të identifikojmë mashtrimet, menaxhimin e riskut, kërkesat ligjore dhe cdo qëllim tjetër të ngjashëm.

14. Identiteti Përdoruesit

Ju na autorizoni ne, direkt ose nëpermjet një pale të tretë, për të bërë cdo pyetje që ne e konsiderojmë të nevojshme për të verifikuar identitetin tuaj. Me kërkesen tonë, ju duhet:

  1. të na mundësoni më shume informacion, që mund të përfshijne datën e lindjes dhe/ose informacione të tjera që do të na lejojnë ne për t‘ju identifikuar
  2. të merrni hapa për të konfirmuar pronësinë e adresës suaj të email-it ose të të dhënave personale
  3. të verifikoni informacionin tuaj kundrejt bazës së të dhënave të palëve të treta ose nëpërmjet burimeve të tjera.

Me kërkesen tonë, ju gjithashtu duhet të mundësoni kopje të dokumentit identifikues (si passport, ID ose patentë). Ne mund të kërkojme gjithashtu nje foto identifikuese tuajën duke mbajtur në dorë një kod që jua kemi derguar në si hap verifikimi.

Ne kemi të drejtë të mbyllim, pezullojmë ose limitojmë aksesin në llogarine tuaj në rast se nuk mund të marrim ose verifikojmë mjaftueshëm informacionin që kemi kërkuar sipas këtij paragrafi.

Ne kemi të drejtë të përditësojmë të dhënat tuaja në portal në mënyrë që të përputhen me të dhënat e dokumenteve tuaja që na keni mundësuar. Tërheqja me transferte bankare nga portali mund të bëhet vetëm te ai individ, të dhënat e te cilit përputhen me ato të llogarisë suaj dhe informacionit që keni mundësuar.

Në qoftë se nuk jeni një talent i verifikuar, ju nuk mund të tërhiqni fondet nga llogaria juaj ne ProTalent, dhe mund të aplikohen pezullime/masa të tjera.

15. Shërbimet e Përdoruesit

Ne momentin qe konsumatori blen nje shërbim nga talenti, klienti dhe talenti hyjnë në një kontratë me njëri-tjetrin sipas të cilës klienti pranon të blejë shërbimin dhe talenti pranon të përfundoje projektin sipas specifikimeve. Ju pranoni se nuk do të hyni në ndonjë marrëveshje tjetër në konflikt me ketë marrëveshje.

Vetëm ju jeni përgjegjës për të përmbushur detyrimet ndaj përdoruesit tjetër. Në qoftë se ju nuk i përmbushni detyrimet tuaja, ju mund të penalizoheni nga përdoruesi tjetër. Nëse një përdorues tjetër nuk i përmbush detyrimet e tij nda jush, ju jeni përgjegjës për të mbrojtur dhe forcuar të drejtat tuaja. Për të shmangur keqkuptimet, ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për të forcuar të drejtat e një kontrate/marrëveshje midis dy përdoruesve.

Sipas legjislacionit në fuqi, klienti dhe talenti mund të kenë të drejta të tjera që nuk mund të përjashtohen. Asgjë në këtë marrëveshje ka për qëllim të mbishkruaje një të drejtë që t’a jep ligji. Asgjë në këtë marrëveshje ka për qëllim të shkeli ndonjë ligj mbi kontratat e pavlefshme dhe kjo marrëveshje është shkruar specifikisht për të siguruar përputhjen me legjislacionin mbi kontratat e padrejta.

Cdo përdorues pajtohet dhe pranon se marrëdhënia midis klientit dhe talentit është një kontratë e pavarur. Asgjë në këtë marrëveshje nuk krijon një partneritet, bashkim, agjenci ose punësim midis përdoruesve. Asgjë në këtë marrëveshje nuk do të shkruhet për të ndërtuar një partneritet, bashkim ose nje marrëdhënie punëmarrës-punëdhënes midis ProTalent dhe ndonjë përdoruesi.

ProTalent mundëson vetëm bashkimin dhe shërbimet e platformes. Përdoruesit pranojnë se ProTalent nuk ka asnjë detyrim mbi bashkeveprimin dhe projektet midis klientit dhe talentit. ProTalent nuk përfshihet në një mosmarrëveshje midis klientit dhe talentit, megjithëse mundësojmë një mekanizëm për zgjidhjen e ankesave për të asistuar palët në zgjidhjen e problemit.

16. Fondet

Nëse ju jeni një ofrues shërbimi (talent), ju mund të keni fonde positive në llogarine tuaj në qoftë se keni përfunduar me sukses një project dhe ai është pranuar nga konsumatori. Gjithashtu, llogaria juaj mund të kreditohet me fond si pasojë e një promocioni apo rimbursimi.

Fondet në llogarine tuaj, menaxhohen nga ne në llogarinë tonë operacionale me institucionin financiar. Fondet e llogarisë suaj nuk menaxhohen të ndara nga fondet tona ose fondet e llogarive të tjera në ProTalent të përdoruesve të tjerë.

Ju nuk përfitoni ndonjë interes ose ndonjë përfitim tjetër nga fondet në llogarinë tuaj.

Ne mund të marrim interes nga fondet që menaxhohen nga ne në llogarinë tonë operacionale me institucionin financiar. Cdo përfitim i tillë interesi na përket ne dhe ne nuk jemi përgjegjës për përdoruesit që pretendojnë të marrin interes të tillë.

Ju pajtoheni dhe pranoni se:

  1. Ne nuk jemi një bankë ose institucion financiar i licensuar dhe nuk mundësojmë shërbime bankare ose shërbime të tjera financiare
  2. Fondet në llogarine tuaj përfaqësojnë detyrimin tonë ndaj jush sipas të drejtës suaj për të kërkuar pagesën e shërbimit tuaj dixhital të ofruar nëpermjet portalit ProTalent
  3. Deri në momentin që ne duhet të transferojme fondet në llogarinë tuaj, ju do të jeni një kreditor i pasigurt deri në momentin që këto fonde jane paguar
  4. Shuma e parave në llogarinë tuaj nuk është e siguruar dhe nuk është një depozitë e garantuar
  5. Llogaria juaj mund të kreditohet dhe debitohet vetëm nga ne dhe ju duhet të përdorni vetëm mekanizmin që ofrohet në portal për të paguar ose tërhequr fondet
  6. Cdo rimbursim që vendoset të procesohet në favorin tuaj do të kryhet në të njëjtën mënyre si veprimi origjinal
  7. Ne do të mbajmë fondet tuaja në nje llogari bankare të ProTalent me institucionin finaciar (ose cdo mënyrë që vendosim ne) dhe këto fonde nuk janë të ndara në llogari të vecanta
  8. Ne mund t’i bashkojmë fondet tuaja me ato të përdoruesve të tjerë dhe fondet tona dhe ky bashkim mund të përdoret për të paguar përdoruesit e tjerë ose për qëllimet e ProTalent ose për cdo arsye tjetër, sidoqoftë ne do të jemi përgjegjës për te transferuar ose rimbursuar fonde në llogarinë tuaj sipas kësaj marrëveshje.

17. Limitimet dhe Parandalim i Mashtrimeve

Ne kemi të drejtë të refuzojmë një kërkese për tërheqje nga një përdorues nëse dyshohet se burimi i atyre fondeve është një mashtrim.

Nëse ne vërtetojme se fondet në llogarinë tuaj kanë ardhur si rezultat i një transaksioni të dyshimtë ose mashtrim, ato do të kthehen mbrapsht menjëherë. Nëse ato fonde janë tërhequr nga ju, ju duhet t’i ktheni ato përsëri te ProTalent. Në qoftë se nuk e bëni këtë, ne mund të pezullojmë, limitojmë ose mbyllim llogarinë tuaj, ose mund të marrim masa kundër jush për të kthyer ato fonde.

Ne mundemi, me të drejtë të plotë, të vendosim një limit mbi nje shumë ose gjithë fondet në llogarinë tuaj, duke ju ndaluar t’i përdorni ato, nëse:

  1. ne besojmë se ekziston një risk i lartë lidhur me ju, llogarinë tuaj, ose ndonjë ose të gjithë transaksionet tuaja, duke përfshirë edhe rastet kur besojmë se ekziston një risk që këto fonde do të kthehen pas
  2. ne besojmë se përfituesi i pagesës është dikush tjetër
  3. ne besojmë se pagesa është bërë në një vend ku ne nuk e ofrojmë shërbimin tonë
  4. ne jemi të detyruar nga ligji

Në qoftë se ju jeni të përfshirë në një mosmarrëveshje, ne mundemi (në rrethana specifike) të vendosim një limit të përkohshëm mbi llogarinë tuaj për të mbuluar shumën e mosmarrëveshjes. Nëse mosmarrëveshja zgjidhet në favorin tuaj, ne do t’i kalojmë fondet në llogarinë tuaj. Nëse mosmarrëveshja nuk zgjidhet në favorin tuaj, ne mund t’i lëvizim fondet nga llogaria juaj. Ne gjithashtu mund të vendosim një limit mbi llogarinë tuaj në kushtet kur ne dyshojmë te ju për mashtrime ose sjellje të tjera të pa pranueshme, nderkohë që ne invetigojmë më tepër për këtë.

18. Rimbursimet

Ju mund të kërkoni një rimbursim në cdo kohë për fondet tuaja, përvec rasteve kur shuma lidhet me një project të përfunduar ose me tarifat që keni paguar për ProTalent.

Nëse shuma që përdoruesi kërkon të rimbursohet lidhet me: (1) një projekt të përfunduar, duhet të ndiqet procesi Mosmarrëveshje me Përdoruesin; ose (2) tarifat që keni paguar për ProTalent, duhet të ndiqet procesi Mosmarrëveshje me ProTalent.

Në qoftë se ne jemi dakort me kërkesen për rimbursim, fondet do të transferohen te përdoruesi me të njëjtën mënyrë pagese që përdoruesi ka perdorur për të bërë pagesën originale.

Ne mund të rimbursojmë një përdorues pavarsisht nëse ai ka kërkuar rimbursim ose jo, nëse:

  1. Na kërkohet nga ligji ose mendojmë se na kërkohet nga ligji për t’a bërë këtë
  2. Ne mendojmë se rimbursimi te përdoruesi do të shmang një ankesë ose një rritje në kostot tona
  3. Ne rimbursojmë një përdorues sipas politikave të rimbursimit të specifikuara nga ProTalent që mund të ndryshojnë me kalimin e kohës
  4. Ne zbulojmë se pagesa origjinale e kryer nga përdoruesi është kryer gabimisht
  5. Përdoruesi ka bërë të njëjtën pagesë dy here gabimisht

Ju mund të kërkoni një rimbursim duke na kontaktuar me email në contact@protalent.al.

Nëse ne vërtetojmë në mënyrë të arsyeshme, duke konsideruar të gjitha rrethanat, që ju keni bërë një numër të lartë ose të paarsyeshëm kërkesash për rimbursim, ne mund të pezullojmë, limitojmë ose mbyllim llogarinë tuaj.

19. Tërheqjet

Tërheqja juaj e parë mund të vonojë deri ne 15 ditë për arsye sigurie dhe verifikimi. Tërheqjet e tjera mund të vonojnë deri në 15 ditë kur politikat e verifikimit kërkojnë më shumë kohë.

Ne mund të vendosim një vlerë minimale për tërheqje. Shuma minimale që ju mund të tërhiqni është 20 euro dhe shuma maksimale në muaj është 500 euro, vetëm nëse është rënë dakort paraprakisht me ProTalent për limite të tjera.

Ne mund t’ju kërkojme te bëheni një talent i verifikuar përpara se të tërhiqni fondet tuaja nga llogaria në ProTalent, pavarësisht nëse ka pasur vonesa apo jo. Ju pajtoheni dhe pranoni që ne të kërkojmë të verifikojmë identitetin tuaj ose të kërkojmë informacion shtesë si pjesë e politikave kundër mashtrimit dhe identifikimit të përdoruesit sic është përshkruar edhe në seksionin “ Identiteti Përdoruesit“ të kësaj marrëveshje.

20. E Drejta për të Ndërprerë Shërbimin

Ne mund të mbyllim, pezullojmë ose limitojmë aksesin në llogarinë tuaj për këto arsye:

  1. nëse vendosim që ju keni shkelur, ose po shkelni këtë marrëveshje.
  2. nëse ju përpiqeni për të negociuar cmimin actual në mënyrë private (jashtë platformës) për të shmangur tarifat.
  3. nëse vendosim që ju keni marrë pjesë, ose merrni pjesë në mashtrime apo aktivitete jo të ligjshme, duke përfshirë edhe shkeljen e të drejtave të autorit.
  4. nëse nuk keni përfunduar verifikimin e llogarisë kur ju është kërkuar brenda 3 muajve nga data e kërkeses.
  5. për të menaxhuar riskun e humbjeve për ne, një përdorues apo cdo person tjetër.
  6. Për arsye të tjera.

Në qoftë se ne e mbyllim llogarinë tuaj për arsye se keni shkelur këtë marrëveshje, ju gjithashtu mund të jeni përgjegjës për disa gjoba/tarifa specifike sikurse janë përshkruar në këtë marrëveshje.

Pa kufizuar të drejtat tona juridike, deri në shkeljen tuaj të kësaj marrevëshje, ju duhet të paguani ProTalent të gjitha shumat që na detyroheni dhe të na rimbursoni për të gjitha kostot dhe humbjet (përfshirë edhe kohën e punonjësve) dhe shpenzimet e arsyeshme (përfshire ato ligjore) të lidhura me investigimin e kësaj shkelje dhe mbledhjen e këtyre shpenzimeve.

Ju pajtoheni dhe pranoni se: (1) dëmet që na janë shkaktuar si pasojë e shkeljes suaj të kësaj marrëveshje do të jenë të konsiderueshme dhe mund të përfshijne (pa limitime) gjoba dhe shpenzime të tjera që na vendosen nga palët e treta (ndërmjetësi i pagesave, përdoruesit etj.) dhe se këto dëme mund të jenë shumë të vështira dhe të papërshtatshme për t’u konstatuar; (2) nëse ju e shkelni këtë marrëveshje, ne mund të marrim masa ligjore kundër jush për të rikuperuar humbjet.

Nëse ne e mbyllim llogarinë tuaj për një arsye tjetër (jo shkelje e kësaj marrëveshje), vetëm nëse specifikohet ndryshe në këtë marrevëshje, ju keni të drejtë të merrni cdo pagese të vonuar nga ne te ju. Në qoftë se ne e mbyllim llogarinë tuaj, ju nuk do të keni asnjë pretendim ndaj nesh në lidhje me këtë pezullim apo ndërprerje të tillë të llogarisë suaj.

21. Mosmarrëveshje me Përdoruesit

Ju pajtoheni dhe pranoni se në rast se një mosmarrëveshje lind midis jush dhe një përdoruesi tjetër në lidhje me një projekt apo cilësinë e punës, ju do të provoni t’a zgjidhni atë me njeri-tjetrin fillimisht duke përdorur komunikimin që ofron platforma. Nëse vazhdoni të keni vështirësi apo probleme me këtë mosmarrëveshje ne ju sugjerojmë të na kontaktoni duke ngritur një ankese nga portali (te porosia e përfunduar) ose duke na dërguar email në contact@protalent.al.

Ju pranoni se cdo mosmarrëveshje midis jush dhe një përdoruesi tjetër që kanë lidhje me një projekt, do të menaxhohet sipas këtij paragrafi. ProTalent ka të drejtë dhe fuqi të plotë për të marrë një vendim përfundimtar. Me ngritjen e një ankese në portal, ProTalent ka të drejtë të kërkojë nga shitësi apo blerësi prova dhe dokumentacion që suportojnë argumentin e tyre në këtë ankesë. Ju pranoni se ProTalent ka të drejtë të plotë për të pranuar ose refuzuar cdo dokument të mundësuar nga ju. Ju gjithashtu pajtoheni se ProTalent nuk është nje institucion gjyqësor apo dicka alternative për zgjidhjen e konflikteve dhe se ne do të marrim vendimin vetëm si një person i zakonshëm dhe i arsyeshëm. Për më tepër, ne nuk mund të garantojmë se dokumentat e mundësuar nga palët në ankesë janë të vërteta, të plota ose të sakta dhe ju pranoni të dëmshperbleni dhe (aq sa lejohet nga ligji) nuk do të akuzoni ProTalent për dëmtime apo humbje që ju mund të vuani si pasoje e nje dokumentacioni apo materiali që është gjetur të jetë jo i vërtetë apo jo i saktë.

Në lidhje me mosmarrëveshjet me cdo përdorues tjetër të portalit, ju pranoni të dëmshperbleni ProTalent nga cdo ankesë, kërkesë dhe dëmtim të cdo lloji dhe natyre, të njohur dhe të panjohur që lidhet me një ankesë të tillë.

Kodi i Sjelljes së ProTalent aplikohet në të gjitha shërbimet që ofrohen nga ProTalent, duke përfshirë edhe shërbimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Pranohet nga ju që do të bëni cdo përpjekje të drejtë dhe të arsyeshme dhe kërkesa/oferta të drejta në ankesën tuaj. Nuk do të tolerohet asnjë sjellje lidhur me kërcenimet, shantazhin, presionin dhe nxitjen e përdoruesit për të lënë vlerësim pozitiv, vecanërisht cdo refuzim për të dorëzuar projektin apo pagesën në lidhje me dispozitën e vlerësimit.

Një përdorues që gjendet të ketë shkelur Kodin e Sjelljes gjatë procesit të zgjidhjes së konfliktit, mund të humbasë automatikisht ankesën në favor të palës tjetër, pavarësisht origjinës së ankesës. Përdoruesi i cili shkel Kodin e Sjelljes gjithashtu mund të ketë edhe masa disiplinore. Për më shumë lexoni Kodin e Sjelljes.

22. Mosmarrëveshje me ProTalent

Në rast se keni një mosmarrëveshje me ProTalent, qëllimi jonë është që t’a zgjidhim atë menjehëre dhe nëse nuk jemi në gjendje t’ju mundësojmë një zgjidhje të pranueshme, atëhere do t’ju këshillojme mbi hapat që duhet të ndiqni për t’a zgjidhur ankesën sa më shpejt. Ne ju sugjerojmë që fillimisht të na kontaktoni me email në contact@protalent.al për të zgjidhur problemin tuaj. Për cdo rast, ProTalent do të kërkojë t’a zgjidh atë në mënyrën më efektive.

Të gjitha ankesat që ngrihen kundër ProTalent duhet të zgjidhen sipas kushteve të kësaj marrëveshje. Të gjitha ankesat që vijnë në kundërshtim me ketë marrëveshje do të konsiderohen të papranueshme dhe shkelje të kësaj marrëveshje. Nëse ngrini një ankesë në kundërshtim me kushtet e kësaj marrëveshje, ProTalent mund të përfitoje të gjitha shpenzimet ligjore dhe kostot për sa kohë që ProTalent ju ka njoftuar me shkrim për papranueshmërine e ankesës suaj dhe ju nuk e keni tërhequr ankesën në kohë.

Në qoftë se ka nje mosmarrëveshje midis përdoruesve në faqe, ose midis përdoruesve dhe palëve të treta, ju pranoni se kompania nuk duhet të përfshihet për asnjë arsye. Në rast se ju keni një mosmarrëveshje me një ose më shumë përdorues të tjerë, ju nuk do e përfshini kompaninë, punonjësit, agjentët në ankesa, kërkesa dhe dëmtime të cdo lloji apo natyre, të njohura ose të panjohura, të dyshimta ose të padyshimta, të zbuluara ose të pazbuluara që lidhen me këtë mosmarrëveshje dhe/ose shërbimet tona.

23. Aksesi dhe Ndërhyrjet

Ju pranoni se nuk do të përdorni ndonjë robot, spider, scraper ose ndonjë mjet tjetër automatik për të aksesuar portalin për cdo lloj arsye pa konfirmimin me shkrim te ProTalent.

Gjithashtu, ju pranoni se ju nuk do të:

  1. kryeni ndonjë veprim që shkakton ose mund të shkaktojë një ngarkesë të madhe ose të paarsyeshme në infrastrukturën tonë
  2. ndërhyni, dëmtoni, manipuloni, përcani, modifikoni ose mbingarkoni ndonjë pajisje hardware, software ose lidhje në rrjet e përdorur (nga ju ose ne) në lidhje me portalin ose me llogarinë tuaj, ose të asistoni ndonjë person tjetër për të bërë këto gjëra, ose të kryeni ndonjë veprim që shkakton ose mund të shkaktojë një ngarkesë të madhe ose të paarsyeshme në infrastrukturen tonë
  3. kopjoni, riprodhoni, modifikoni, shpërndani ose publikoni materiale (me përjashtim të informacionit tuaj) nga portali pa marrë leje me shkrim nga ProTalent dhe palët e treta sipas rastit
  4. ndërhyni ose provoni të ndërhyni me funksionimin normal të faqes, shërbimeve dhe mjeteve ose cdo aktivitet mbi ose me faqen, shërbimet dhe mjetet
  5. anashkaloni masat e sigurisë që ne mund të përdorim për të ndaluar ose kufizuar aksesin në portal.

24. Mbyllja e Llogarisë

Ju mund t’a mbyllni llogarinë tuaj në cdo kohë duke na kontaktuar në contact@protalent.al.

Llogaria mund të mbyllet kur:

  1. nuk kryen veprime ose nuk ofron shërbime në portal
  2. ndeshet një shkelje e kushteve të kësaj marrëveshje
  3. nuk paguhen të gjitha detyrimet ndaj llogarisë dhe ProTalent
  4. kërkohet nga vetë përdoruesi

Ne mund të mbajmë disa nga të dhënat tuaja personale për të përmbushur kërkesat regulatore dhe detyrimet tona të jashtme. Mbyllja e llogarisë nuk do të thotë qe po fshihet gjithë informacioni që ne kemi.

25. Privatësia

Ne e përdorim informacionin tuaj siç është përshkruar në Politikat e Privatësisë së ProTalent. Nëse nuk jeni dakort se si përdoret informacioni juaj, atëhere ju nuk duhet t’a përdorni shërbimin tonë. Për të shmangur dyshimet, emri juaj dhe detajet personale do të përdoren për qëllime identifikimi në këtë treg pune online. Kjo mund të përfshije faturimin, në faqen e profilit tuaj dhe cdo faqe tjeter që mund të përdorni.

26. Siguria

Ju duhet të na njoftoni menjehere nëse shihni një akses të paautorizuar në llogarinë tuaj ose ndonjë shkelje tjetër të sigurisë së portalit ose të shërbimeve të ProTalent dhe të bëni cdo gjë të mundur për të menaxhuar këtë akses të paautorizuar ose shkelje të sigurisë (duke përfshire ruajtjen e provave dhe njoftimin e autoriteteve). Llogaria juaj e përdoruesit është vetëm e juaja dhe ju nuk duhet t’a ndani fjalekalimin me të tjerët. Vetëm ju jeni përgjegjës për të siguruar fjalekalimin tuaj. Ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humbje ose dëmtim si pasojë e një aksesi të paautorizuar në llogarinë tuaj për shkak se ju nuk e keni ruajtur si duhet fjalekalimin tuaj.

27. Asnjë Garanci për Identitetin e Supozuar

Ne nuk mundemi dhe nuk konfirmojmë identitetin e supozuar të përdoruesve në portal. Ne mund të japim informacion mbi nje përdorues si adresa, qyteti etj. sidoqoftë, ky informacion bazohet vetëm në të dhënat që një përdorues përdor për t’u regjistruar në portal dhe ne e mundësojmë këtë informacion vetëm me një kërkesë paraprake dhe të aprovuar me shkrim.

28. Asnjë Garanci për Përmbajtjen

Portali eshte dinamik dhe i ndjeshëm në kohë. Si pasojë, informacioni në faqe do të ndryshojë shpesh. Është e mundur që disa informacione mund të konsiderohen ofenduese, të dëmshme, jo të sakta ose corientuese ose të keq emërtuara aksidentalisht nga ne ose aksidentalisht ose me qëllim nga një palë e tretë.

Shërbimet tona, portali dhe gjithë materiali në të mundësohen “si janë“, “me gjithë gabimet“ dhe “të disponueshme“ pa garanci të ndonje lloji te shprehur ose të nënkuptuar. Pa limituar listën e mëposhtme, ne nuk japim garanci për:

  1. portalin ose ndonjë shërbim dixhital të ofruar në të;
  2. saktësinë, besueshmërine, disponueshmërine, kohëzgjatjen ose përmbajtjen e portalit ose ndonjë shërbimi të ofruar në të;
  3. përditësimin, vazhdueshmërine, sigurinë cilësinë e portalit ose të shërbimeve dixhitale që ofrohen në të;
  4. rregullimin e problemeve me portalin;
  5. ruajtjen offline të të dhënave dhe materialit në portal ose të shërbimeve dixhitale të ofruara në të ose ndonjë garanci për marrëveshje mbi vazhdueshmërine e biznesit;
  6. cdo marrëveshje apo garanci që keni marrë nga një palë e tretë nëpermjet portalit, shërbimeve dixhitale të ofruara në të ose ne;
  7. portalin, shërbimet dixhitale që ofrohen në të ose infrastrukturën mbi të cilen është ndërtuar ProTalent që janë pa gabime dhe probleme, të sigurta, konfidenciale ose që kanë ndonjë funksion specifik.

Për aq sa e lejon ligji, në mënyrë specifike hedhim poshtë cdo garanci të nënkuptuar të titullit, tregtueshmërisë, përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar, cilësinë, qëndrueshmërinë dhe mosbindjen.

29. Limitim i Detyrimit

Në asnje rast, ne, entitetet tona ose stafi nuk do të jenë të detyruar, në kontratë, garanci ose cdo formë tjetër detyrimi, për:

  1. dëmtim indirekt, specifikm aksidental ose të vazhdueshëm që mund t’ju ndodhë juvë;
  2. ndonjë humbje të të ardhurave, biznesit ose fitimit (direkt ose indirekt) që mund t’ju ndodhë juvë;
  3. ndonjë ankesë, dëmtim ose humbje që mund t’ju ndodhë juvë si pasojë e një transaksioni në portal.

Limitimi i detyrimit tonë ndajë tejë i përshkruar më sipër aplikohet pavarësisht nëse ne, entitetet tona ose stafi janë keshilluar për mundësine e këtyre humbjeve ose dëmtimeve. Duhet theksuar se asgjë në këtë marrëveshje nuk ka për qëllim të limitojë ose përjashtoje ndonjë detyrim nga ana jonë ose entiteteve tona që nuk lejohet nga ligji.

30. Njoftimet

Njoftimet ligjore do të dërgohen në adresën e email-it që keni dhënë gjatë procesit të regjistrimit. Njoftimi do të konsiderohet 24 ore pasi email-i është dërguar, vetëm nëse pala dërguese është njoftuar se adresa e email-it nuk është e vlefshme ose nëse email-i nuk është dërguar. Gjithashtu, ne mund t’ju dërgojme njoftime ligjore me postë ne adresen fizike që keni dhënë gjatë procesit të regjistrimit. Në këtë rast, njoftimi do të konsiderohet 3 ditë nga data e postimit.

31. Komunikimet

Ju keni dhënë miratimin tuaj për të marrë njoftime dhe informacione nga ne, me anë të komunikimit elektonik, lidhur me portalin dhe shërbimet dixhitale. Ju mund t’a tërhiqni këtë miratim në cdo kohë, por në këtë mënyrë ne mund të pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj.

32. Kushtet Shtesë

Është e rëndësishme që të lexohen dhe kuptohen të gjitha politikat tona pasi ato mundësojne rregullat për të përdorur portalin ProTalent. Politikat tona, përfshirë të gjitha politikat e referuara në to, janë pjesë e kësaj marrëveshje dhe mundësojne kushte shtesë lidhur me shërbime specifike që ofrohen në faqen tonë, duke përfshirë:

Secila nga keto politika mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Ndryshimet hyjnë në fuqi kur në i postojme ato në faqen e ProTalent. Kur përdorni shërbime specifike në portalin tonë, ju keni pranuar politikat dhe rregullat e postuara  për shërbimet që përdorni në portal, të cilat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Të gjitha këto politika janë të përfshira në këtë marrëveshje.

33. Abuzimi me ProTalent

ProTalent ka të drejta të plota, pa ndonjë limitim, për të limituar, pezulluar ose terminuar shërbimet tona dhe/ose llogaritë e përdoruesve, për të pezulluar ose ndaluar aksesin në shërbimet tona, fshirë ndonjë material dhe për të ndërmarrë ndonjë dhe të gjithë hapat e nevojshëm teknik dhe ligjore për të ndaluar përdoruesit të përdorin shërbimin.

Pa limituar arsyet për të cilat mund të merren veprimet e siper përmendura, ato mund të përfshijnë:

  1. përdorimi i shërbimeve tona për qëllime të paligjshme
  2. krijimi i problemeve me përdorues të tjerë ose detyrime ligjore
  3. mos respektimi i të drejtave të autorit për palët e tjera
  4. sjellje jo korrekte me politikat tona
  5. abuzimi me ndonjë anëtar të stafit duke përfshire edhe komunikimin e papërshtatshëm ose te paarsyeshëm
  6. abuzimi ose performancë e dobët në portalin ProTalent
  7. ndonjë përpjekje për të përdorur platformën ProTalent ose shërbimet dixhitale për qëllime të pakëndshme

34. Reagimet

Në qoftë se keni ndonjë pyetje për këtë marrëveshje, ose nëse dëshironi të raportoni shkelje të kësaj marrëveshje, ju lutemi na kontaktoni me email në contact@protalent.al.