Freelancing mund te jete pak i veshtire pasi nuk ekzistojne “kliente te rregullt”, te cilet paguajne cdo muaj. Klientet e nje freelancer-i jane shume te levizshem dhe kane te drejte te ripunesojne ose jo. Si rrjedhoje, ju duhet te reklamoni vazhdimisht sherbimet tuaja sepse neqoftese ndaloni, shume shpejt do te mbaronin edhe projektet tuaja. Me gjithe keto sfida, eshte shume e rendesishme qe talentet ne ProTalent te kuptojne menyrat e ndryshme per te siguruar pune te rregullt dhe te paguar mire:

Reklamoni Vetveten

Si nje talent, ju jeni biznesi juaj duke shitur sherbimet tuaja. Per te terhequr projekte dhe klient te rinj, ju duhet te reklamoni vetveten vazhdimisht. Edhe pse kjo mund te duket pak e bezdisshme, eshte nje nga menyrat me te mira per te patur pune gjate gjithe kohes. Te reklamoni veten do te thote cdo gje nga shoqerimi ne evente te ndryshme duke prezantuar veten me ane te nje kartevizite, deri ne te paturit e nje profil aktiv social ne disa kanale komunikimi. Gjithashtu, perfshihet edhe krijimi i nje profili profesional ne ProTalent ne menyre qe te reklamoni sherbimet tuaja dixhitale.

Klientet Besnik

A e dini se puna me e madhe e talenteve vjen nga klientet ekzistues? Nje menyre per te marre me shume pune nga nje klient ekzistues eshte duke i shitur sherbime ekstra, qe do te thote t’i shisni atyre dicka tjeter mbi sherbimin aktual qe ata deshirojne ne menyre qe te permiresoni eksperiencen dhe sherbimin ne total. Per shembull, nese jeni nje dizenjues web dhe jeni duke dizenjuar faqen e web-it per nje klient, ju mund t’i ofroni atij edhe dizenjimin e faqes kryesore e cila do te sillte me shume trafik ne faqe. Sigurisht qe duhet te paraqisni avantazhet e ketij sherbimi dhe te jeni te besueshem.

Eksploroni Rrjetin Tuaj Shoqeror

Te gjithe sipermarresit dhe profesionistet kane shoqerine e tyre ne industrine qe punojne. Nese jeni nje shkrimtar i mire, me shume mundesi keni te njohur qe punojne si shkrimtare, bloger etj. Nese jeni shume te afte ne komunikim, ndoshta njihni njerez ne gazetari apo PR (public relationships). Rrjeti juaj shoqeror i profesionisteve mund te jete nje burim shume i mire per projekte cilesore. Ndoshta nje kontakt i vjeter nga nje kompani marketingu eshte larguar nga puna dhe ka filluar nje startup qe ka nevoje per krijimin dhe koordinimin e medias sociale, gje e cila eshte specialiteti juaj. Ose ndoshta ish shefi juaj (nga puna juaj e meparshme) ka filluar pune ne nje kompani video & animacion e cila ka nevoje per dike qe te krijoje video shpjeguese per klientet e saj dhe ju keni vite eksperience me kete gje. Pra, kerkoni ne rrjetin tuaj profesional dhe rezultatet do te jene te sigurta.

Te jeni nje freelancer eshte shume shperblyese, pavaresisht sfidave. Per kete arsye, gjithmone e me shume njerez jane duke zgjedhur freelance si stil jetese ne vend te orarit fiks 9:0 – 17:00. Te gjeni pune te vazhdueshme si freelancer kerkon vendosmeri, por eshte mese e mundur me keto strategji te suksesshme.