Neqoftese nuk e keni vizituar me pare ProTalent, tani eshte momenti i duhur. Qellimi i faqes eshte i thjeshte, njerez te zakonshem te quajtur talente, mund te shesin sherbimet e tyre dixhitale duke filluar nga vetem 5 euro. Pse duhet te te interesoi kjo? Sepse te gjithe i duan parate. Ekzistojne qindra menyra per te bere para me ProTalent. Ka njerez qe ndertojne biznesin e tyre dhe qe kane si burim kryesor te ardhurash ProTalent duke bere mijra euro ne muaj. Me poshte jane disa menyra per te bere leke ne ProTalent…

1. Shisni Sherbime – Menyra me e thjeshte per te bere para duke perdorur ProTalent eshte te shesesh dicka. Dicka qe nuk ka kosto. Vidoe te shkurtra eshte nje menyre e mire per te filluar. Nese mund te krijoni video virale 30 sekonda atehere do te keni gjithmone bleres ne ProTalent. Ndoshta nuk jeni shume komod perpara kameres, por shkruani bukur, atehere mund te shkruani artikuj ne ProTalent. Mjafton qe sherbimi te jete dixhital dhe jeni ju qe percaktoni cmimin duke filluar nga vetem 5 euro.

2. SEO per faqen tuaj – Ka shume njerez ne ProTalent qe mund te bejne SEO (Search Engine Optimization) per biznesin tuaj online. Ata do te pershtasin faqen tuaj me fjale kyce dhe metadate, do te konfigurojne Google Adsense dhe shume element te tjere qe do ta rendisin faqen tuaj nder te parat ne kerkimet online. Talentet ne ProTalent mund t’a bejne kete pervetem 5 euro dhe ideja eshte qe duke shpenzuar deri ne 20-25 euro per SEO, mund te fitoni 100-150 euro nga faqja juaj.

3. Shisni video te shkurtra – Kjo eshte nje menyre shume e mire neqoftese jeni te afte te gjeni vet klient te cilet kerkojne video 30-60 sekonda me aktor te ndryshem te cilat ju mund t’i krijoni ne ProTalent per vetem 5 euro dhe me pas t’ja shisni atyre per 20-40 euro.

4. Shisni dizenjime te ndryshme – Kjo eshte ide e ngjashme me piken #3 ku ju mund te gjeni njerez qe duan dizenjime te ndryshme te ilat i krijoni ne ProTalent dhe me pas i shisni per 50-100 euro. Puna e vetme qe ju beni eshte gjetja e klienteve.

5. Promocione ne media sociale – Media sociale eshte shume e rendesishme ditet e sotme dhe te gjithe duan te kene sa me shume fansa ne Facebook dhe Instagram. Ka shume njerez ne ProTalent qe mund te ndihmojne per te rritur numrin e fansave. Ne varesi se sa mund te paguaje nje biznes per te rritur me 500-1000 numrin e fansave, mund te gjeni edhe talentin qe mund t’ju ndihmoje per kete. Psh. nese nje biznes mund te paguaje 50 euro per 1000 fansa dhe ju e gjeni kete sherbim ne ProTalent per 10 euro, keni nje fitim prej 40 euro per vetem 5 minuta.

6. Ekstra mbi sherbimin – Ju mund te shtoni edhe sherbime ekstra mbi sherbimin tuaj kryesor. Psh. nese shkruani bukur CV/Resume dhe letra motivimi, mund t’a nisni sherbimin kryesor me nje Resume dhe me pas te shtoni letren e motivimit, letren e referimit, profilin e LinkedIn si sherbime ekstra. Per me teper, ju mund edhe te ofroni edhe nje numer te caktuar aplikimesh ne kompani te ndryshme. Te gjitha keto rrisin vleren e shtuar per konsumatorin fundor i cili eshte i gatshem te paguaj me shume per te patur nje sherbim sa me te plote.

7. Ofroni testim falas – Shume njerez nuk do te paguanin nese nuk e provojne/testojne me pare produktin/sherbimin. Duke i mundesuar atyre nje testim falas, ndoshta mund t’i ktheni ata ne konsumatoret tuaj. Duke perdorur secilen prej metodave me siper, ju mund te shtoni numrin tuaj te klienteve duke i mundesuar nje testim falas.

Sic e shikoni, ka me qindra menyra se si mund t’a perdorni ProTalent per te fituar me shume para, mjafton te keni ide dhe pasion per ato qe beni.