ProTalent

ProTalent po evoluon mënyrën e ofrimit dhe të marrjes së shërbimeve dixhitale.

Ditët e sotme janë shumë të përhapur termat freelancer dhe outsourcing. Shqipëria është një vend i vogël, por me fuqi punëtore shumë të kualifikuar. Qëllimi i ProTalent është të bashkojë këtë fuqi punëtore me ata njerëz që kanë nevojë për të përfunduar projektet e tyre në një kohë të shkurtër, me cilësi të lartë dhe kosto të ulët. Çmimi minimal prej 5 euro për çdo shërbim, e bën një zgjidhje të pranueshme për shumicën e njerëzve nga e gjithë Shqipëria. Gjithashtu, orari fiks i punës 9:00-17:00, nuk është mundësia e vetme për të fituar të ardhurat. ProTalent ofron një zgjidhje për këtë, si për ata që janë në një punë me kohë të plotë duke i mundësuar disa të ardhura shtesë me kohë të pjesshme, por edhe për ata që nuk kanë një punë, dhe që mund të fokusohen me kohë të plotë në projektet e ProTalent.

ProTalent është portali i parë shqiptar në llojin e tij dhe një “treg“ pune online vetëm për shërbimet dixhitale. Ai mundëson të gjithë përdoruesit që të regjistrohen dhe të fillojnë të ofrojnë shërbimet e tyre dixhitale online apo të përfundojnë një projekt të rëndesishëm në kohë duke punësuar një talent tjetër brenda buxhetit të para caktuar. Të gjithë mund të regjistrohen falas në ProTalent dhe të reklamojnë shërbimet e tyre pa pagesë. Gjithashtu, nëse punësoni një talent për projektin tuaj, ju mund t’a paguani atë vetëm nëse jeni të kënaqur me punën e tij sepse pagesa qendron e rezervuar deri në momentin që ju konfirmoni dorëzimin e porosisë apo ngrini një ankesë per atë.

Si Funksionon ProTalent?

Specifiko Detajet e Projektit

Shfletoni shërbimet e ndryshme dixhitale që të gjeni atë që ju përshtatet. Më pas analizoni profilin e atij talenti dhe filloni të komunikoni me atë për detajet dhe specifikat e projektit.

Zgjidhni Talentin që Preferoni

Pasi keni folur me disa talente dhe keni marrë oferta të personalizuara prej tyre, ju jeni gati të bëni krahasimet dhe të vendosni se cili është talenti i duhur për projektin tuaj.

Rezervo Pagesën për Projektin

Vendosni porosinë duke rezervuar pagesën dhe prisni dorëzimin e suksesshëm të projektit tuaj. Gjatë ksaj kohe mund të shplodheni dhe të kontrolloni progresin e projektit në portal.

.

Konfirmo Cilësinë & Përfundo Projektin

Nëse ju janë plotësuar kërkesat rreth projektit që keni kërkuar, konfirmoni cilësinë dhe jepni vlerësimin tuaj në lidhje me shërbimin. A do t’ja rekomandonit personave të tjerë këtë shërbim?

Misioni

Të jemi destinacioni kryesor për ofrimin dhe marrjen e shërbimeve dixhitale cilësore me çmimet më të mira.

Aty ku pasioni bashkohet me punën!

Ne kemi një pasion, që të realizojmë projektet! Si mund t’i realizojmë projektet së bashku?

Ne fuqizojmë Sipërmarrësit e vegjël për të ofruar shërbimet e tyre më të mira para audiencës që ata meritojnë.

Ne pasurojmë jetën e klientëve tanë me projekte të realizuara brenda një kohe të shkurtër, me cilësi të lartë dhe kosto të ulët.

Dëshironi të fitoni më shumë para?.

Nëse keni aftësi të veçanta, atëherë ne jemi vendi i duhur për ju. ProTalent ofron mundësi pune dhe argetimi për të gjithë. Realizoni ëndërrën tuaj tani!

E Shpejt

Delegoni projekte specifike, që nuk mund t’i bëni dot vet ose kërkojnë shumë kohë, te një profesionist. Mos harroni, që koha është aseti juaj më i vlefshëm.

E Thjesht

Mjafton të kërkoni midis talenteve dhe të zgjidhni atë që preferoni për të përfunduar projektin tuaj. Më pas specifikoni detajet e projektit dhe përfundoni porosinë.

E Sigurt

Besimi dhe siguria juaj është prioriteti ynë kryesor. ProTalent përdor teknologjinë e fundit për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe transaksioneve tuaja.