Si funksionon ProTalent?

1. Shfletoni shërbimet e talenteve

Shfletoni talentët profesionistë sipas shërbimeve të tyre dhe zgjidhni të preferuarin tuaj për një projekt të caktuar.

2. Zgjidhni talentin që preferoni për projektin tuaj

  • Shfletoni profilet e talenteve
  • Bisedoni në çast në kohë reale
  • Krahasoni propozimet dhe zgjidhni më të mirin
  • Zgjidhni fituesin e projektit dhe vendosni porosinë që talenti të fillojë nga puna

3. Paguani vetëm kur të jeni të kënaqur!

Paguani nё mёnyrё të sigurt duke përdorur sistemin tonë të pagesave. Paguani vetëm pas përfundimit dhe nëse jeni 100% të kënaqur. Ju keni kontrollin dhe vendosni ju.

Përse duhet t'a përdor ProTalent?

Ditët e sotme janë shumë të përhapur termat freelancer dhe outsourcing. Shqipëria është një vend i vogël, por me fuqi punëtore shumë të kualifikuar. Qëllimi i ProTalent është të bashkojë këtë fuqi punëtore me ata njerëz që kanë nevojë për të përfunduar projektet e tyre në një kohë të shkurtër, me cilësi të lartë dhe kosto të ulët. Çmimi minimal prej 5 euro për çdo shërbim, e bën një zgjidhje të pranueshme për shumicën e njerëzve nga e gjithë Shqipëria. Gjithashtu, orari fiks i punës 9:00-17:00, nuk është mundësia e vetme për të fituar të ardhurat. ProTalent ofron një zgjidhje për këtë, si për ata që janë në një punë me kohë të plotë duke i mundësuar disa të ardhura shtesë me kohë të pjesshme, por edhe për ata që nuk kanë një punë, dhe që mund të fokusohen me kohë të plotë në projektet e ProTalent.

ProTalent është portali i parë shqiptar në llojin e tij dhe një “treg“ pune online vetëm për shërbimet dixhitale. Ai mundëson të gjithë përdoruesit që të regjistrohen dhe të fillojnë të ofrojnë shërbimet e tyre dixhitale online apo të përfundojnë një projekt të rëndesishëm në kohë duke punësuar një talent tjetër brenda buxhetit të para caktuar. Të gjithë mund të regjistrohen falas në ProTalent dhe të reklamojnë shërbimet e tyre pa pagesë. Gjithashtu, nëse punësoni një talent për projektin tuaj, ju mund t’a paguani atë vetëm nëse jeni të kënaqur me punën e tij sepse pagesa qendron e rezervuar deri në momentin që ju konfirmoni dorëzimin e porosisë apo ngrini një ankesë per atë.

Si të krijoj një llogari në ProTalent?

Për të krijuar llogari në ProTalent, mjafton të regjistroheni duke vendosur adresën tuaj të email-it dhe një fjalëkalim të sigurt. Gjithashtu, ju mund të identifikoheni edhe me rrjete sociale si Facebook dhe Google+.

Pasi regjistroheni, ju mund të krijoni profilin tuaj profesional dhe të publikoni shërbimet tuaja dixhitale.

Si të postoj një shërbim të ri?

Postimi i shërbimeve në ProTalent është shumë i thjesht dhe pa pagesë. Duke klikuar “Posto shërbim” pranë fotos suaj të profilit, ju keni mundësi të shtoni të gjitha detajet e shërbimit tuaj si psh. emri i shërbimit, çmimi, koha e dorëzimit, kategoria dixhitale, përshkrimin e detajuar të shërbimit tuaj dhe disa foto profesionale lidhur me këtë shërbim. Gjithashtu ju mund të shtoni edhe shërbime ekstra që mund të porositen nga konsumatori për një pagesë shtesë.

Pse shërbimi im është në status "Në Pritje"?

Çdo shërbim që postohet në ProTalent kalon nje proces aprovimi në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet e faqes. Ne do të mundohemi që çdo shërbim të rishikohet dhe të aprovohet brenda 4 orëve nga momenti i postimit.

Si të porosis një shërbim në ProTalent?

Për të porositur një shërbim në ProTalent, fillimisht duhet të keni përzgjedhur talentin i cili ofron këtë shërbim. Më pas, ju shikoni detajet e ktij shërbimi dhe vendosni një porosi. Në hapin tjetër do të duhet të zgjidhni një nga mënyrat e pagesës (PayPal, Cash ose Kredite) dhe të përfundoni porosinë.

Në këtë moment, paratë tuaja qendrojnë të rezervuara në llogarinë e ProTalent deri në momentin që ju pranoni dorëzimin e projektit nga talenti. Pas pranimit, shuma kalon automatikisht në llogarinë e talentit.

Sa komision përfiton ProTalent nga një projekt?

Për çdo transaksion të suksesshëm në faqe, ProTalent përfiton një komision prej 3% mbi vlerën e transaksionit.

Si mund të tërheq paratë e mia nga ProTalent?

Ju mund t’i tërhiqni paratë tuaja në çdo kohë nga ProTalent. Fillimisht duhet të keni vendosur në profilin tuaj të dhënat e llogarisë suaj bankare ku dëshironi të tërhiqni lekët ose adresën tuaj të email-it për t’i tërhequr me PayPal. Gjithashtu, tërheqja ka një limit minimal prej 20 euro, dhe duhet të vendosni një kod sigurie për çdo tërheqje të cilin mund t’a merrni me email.

Çfarë mënyre pagese mund të përdor për të porositur një shërbim?

ProTalent mundëson tre mënyra pagesash:

  • PayPal
  • Cash
  • Kredite

Ju mund të zgjidhni cilëndo që preferoni.

Çfarë është një porosi e personalizuar?

ProTalent i mundëson përdoruesve që në rast se kanë nevojë për një shërbim të personalizuar, pra të marrin vetëm një pjesë të shërbimit bazë, atëherë ata mund të dërgojnë një porosi të personalizuar te ofruesi i shërbimit duke specifikuar detajet e projektit, buxhetin dhe kohën e dorëzimit.

Ofruesi i shërbimit, do të marrë një njoftim për këtë kërkesë dhe ai mund t’a pranojë ose refuzojë atë. Në rast se porosia pranohet, ju do të merrni një njoftim dhe do të mund të proçedoni me rezervimin e pagesës.

Nuk jam i kënaqur me punën, si duhet të veproj?

Ju jeni në kontroll të plotë të pagesës së talentit për punën e dorëzuar prej tij. Në rast se nuk jeni të kënaqur me punën e tij ose nëqoftëse ai nuk e ka dorëzuar në kohë projektin tuaj, atëherë ju mund të ngrini një ankesë për këtë gjë dhe do të jetë ProTalent i cili do të vendosi në bazë të argumentave të secilit se kush do të përfitojë shumën e transaksionit.