Kur filloni nje startup, nuk ka asgje me emocionuese se t’a ngrini pak nga pak biznesin tuaj. Por edhe kur e beni, eshte nje shqetesim qe me shume mundesi do t’ju sjelle disa nete pa gjume: menaxhimi i mire i buxhetit. Nje startup i ri ka nevoje per investim qe te zhvillohet edhe pse ne fillimet e tij nuk sjelle shume te ardhura. Por ka nje menyre qe te perfitoni ekspertizen per te cilen keni nevoje me kosto minimale: Outsourcing.

Outsourcing eshte thjeshte kontraktimi i disa puneve te palet e treta te specializuar per ate gje dhe startup-et nuk jane te vetmit qe e bejne kete gje. Me poshte eshte shpjeguar se pse, cfare dhe si mund te perfitoni nga outsource.

5 Perfitimet e Startup-ve nga Outsourcing

Outsourcing ka avantazhe te medha per startup-et me pak buxhet:

Shmang angazhimet afatgjate
Mund te jete problematike kur duhet te beni nje marreveshje afatgjate me nje partner kur nuk e dini se si do te jene te ardhurat muajin tjeter. Kur ju merrni outsource, ju mund te shmangni anazhimet e paqendrueshme ne favor te marreveshjeve afatshkurtra te cilat te lejojne te paguani per sherbimin atehere kur keni buxhet.

Me shume para ne banke
Nje ndryshim i madhe midis nje freelancer dhe nje punonjesi me kohe te plote eshte kostoja totale e kompanise. Freelancer-at zakonisht kushtojne me pak se punonjesit, pasi nuk duhet te paguani taksa per listepagesen, sigurimet shendetsore, kompensimet, ditet e lejes, pansionet ose pushimet. Duke perdorur keto llogaritje mund te shikoni se sa mund te kurseni duke zgjedhur nje talent ne ProTalent.

Risk i ulet
Cdo punonjes HR mund te konfirmoje se eshte pak e veshtire per te larguar nje punonjes me performance te dobet. Gjithashtu, nese keni nje kontrate afatgjate me nje partner, eshte e veshtire dhe e kushtueshme te shkeputesh prej saj. Outsourcing e minimizon kete risk, vecanerisht kur keni te beni me marreveshje afatshkurter gjate te ciles mund te shikoni se si punon talenti. Nese nuk jeni te kenaqur ose buxheti juaj ndryshon, nuk jeni te detyruar t’a punesoni perseri, pra nese deshironi te ndryshoni marredhenien epunes, eshte shume here me e lehte.

Permireson efikasitetin
Si krijues i nje startup, eshte e pamundur qe te jeni ekspert ne cdo gje, prandaj mos u mundoni te beni cdo gje vete. Nuk eshte eficiente dhe nuk e ndihmon biznesin tuaj ne periudha afatgjate. Outsourcing ju ndihmon te punesoni talente te specializuar ne detyra specifike, keshtu qe ju mund te fokusoheni ne ate qe beni me mire.

Fokusohuni ne zgjerimin e biznesit
Te gjitha keto benefite rrisin kursimet per startup-in tuaj dhe keshtu mund te investoni me shume dhe t’a zgjeroni biznesin tuaj.


Cfare mund te kaloni Outsource?

Si mund te percaktoni se cfare duhet te kaloni outsource? Te gjitha punet e me poshtme mund te konsiderohen per outsource:

  • Mund te kryhet ne largesi (remotly)
  • Ka nevoje per pak nderhyrje nga njeriu
  • Bazohet ne web
  • Duhet te behet nga dikush tjeter

Fusha qe mund te konsiderohen per outsource:

  • Grafika & Dizajn si psh logo biznesi, kartevizita, imazhe reklamash
  • Asistent Virtual per komunikim me klientet, partneret, palet e treta etj.
  • Shkrim & Perkthim per rishikimin dhe korrigjimin e materialeve te ndryshme
  • Video per reklama te ndryshme
  • Programim Web & IT per punet administrative te sistemeve IT
  • Konsulence Ligjore per mendime nga juriste te specializuar
  • SEO & Marketing Social per vizibilitetin ne rrjetet sociale

Por jane dy pika te rendesishme qe nuk duhet te kalojne outsource. E para, mund te ekzistojne pune qe nuk keni deshire t’i beni vete, por kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme per t’a kaluar outsource. Nese eshte nje funksion i rendesishem per biznesin tuaj, ju duhet t’a mbani ate vete nen kontroll. E dyta, mos kaloni outsource cdo gje qe mund te kompromentoje sigurine e te dhenave te klienteve apo biznesit.

Si perfundim, outsourcing eshte shume i rendesishem per startup-et, per t’i ndihmuar qe te mbajne kostot nen kontroll dhe si pasoje te investojne me shume ne biznesin e tyre. Ndiqni keto keshilla per te bere qe outsource te funksionoje edhe per ju dhe shikoni se cfare detyrash te tjera mund te kaloni outsource me ane te sherbimeve ne ProTalent.