Modifikuar: Korrik 2017

ProTalent ka krijuar kete politike privatesie per te demonstruar perkushtimin tone ndaj privatesise. Me poshte, eshte pershkruar mbledhja dhe perdorimi i informacionit ne faqen ProTalent.

Duke perdorur faqen ProTalent dhe duke pranuar Termat & Kushtet, ju gjithashtu jeni dakort edhe me kete Politike Privatesie. Neqoftese ju nuk jeni dakort me kete Politike Privatesie, ju nuk duhet t’a perdorni faqen ProTalent.

1. Cfare informacioni mbledh ProTalent?
ProTalent mbledh informacion kur ju regjistroheni ne faqen ProTalent dhe kur ju vizitoni faqet e saj.
Informacion Personal: Ne kemi nevoje te mbledhim informacionin personal te me poshtem, per te mundesuar perdorimin dhe aksesin ne faqen ProTalent, sherbimet dhe mjetet e nevojshme si dhe per cdo qellim tjeter te specifikuar ne kete Politike Privatesie:
Emri, qyteti dhe informacion kontakti si psh. adresa e email-it, ndonjehere edhe informacione financiare si llogaria bankare per te transferuar leket e fituara ne faqe. Informacion mbi transaksionet bazuar ne aktivitetin tuaj me faqen (blerja, shitja, postimi sherbimeve dixhitale). Informacion personal qe mundesohet nga ju nepermjet komunikimeve, ankesave ose aplikacioneve dhe faqeve te tjera. Informacion tjeter qe mund t’ju kerkojme per te verifikuar identitetin tuaj nese besojme se keni shkelur politikat e faqes (per shembull, ne mund t’ju kerkojme nje kopje te ID ose per t’ju pergjigjur disa pyetjeve per te verifikuar identitetin tuaj). Informacion nga nderveprimi juaj me faqen, sherbimet, permbajtja dhe reklamim, qe perfshijne, por nuk limitohen ne ID e pajisjes suaj, vendodhjen, informacion mbi kompjuterin dhe lidhjen ne rrjet, statistika mbi klikimet ne faqe, trafik ne faqe, te dhena reklamash, adresen IP dhe informacion standart per log-et ne web.
Informacion i Permbledhur: ProTalent mbledh informacion te paidentifikueshem, te pergjithshem dhe te permbledhur per te dizenjuar me mire faqen dhe sherbimet tona.
Informacion jo Personal: ProTalent mund te mbledhe informacion jo personal gjate perdorimit te faqes. Kur ju veproni me faqen ProTalent, sherbime te paleve te treta (psh. Google Analytics), dhe partneret mund te marrin dhe ruajne informacion jo personal nga cookies, log-et e server-it dhe teknologji te ngjashme nga browser-i ose pajisja mobile, duke perfshire edhe adresen tuaj IP.

Ne mund te kombinojme disa informacione jo personale me disa informacione personale qe kemi mbledhur. Kur e bejme kete, ne do ta trajtojme informacionin e kombinuar si informacion personal nese ky informacion i kombinuar mund te perdoret per te idetifikuar nje person ne te njejten menyre si informacioni personal i vetem.

2. Si e ruajme informacionin tuaj?
Ne perdorim si platforme hostimi Bluehost, per kete arsye, informacioni juaj mund te transferohet dhe te ruhet ne servera ne vendodhje te ndryshme. ProTalent kontrollon dhe miremban informacionin tuaj. Ne e ruajme informacionin tuaj duke marre masa teknike dhe administrative mbi sigurine per te minimizuar riskun e humbjes, keq perdorimit, aksesit te paautorizuar, publikimit dhe modifikimit. Disa masa sigurie qe ne perdorim jane firewall-et, enkriptimi i te dhenave dhe kontroll i autorizuar mbi aksesimin e informacionit.

3. Si e perdorim informacionin tuaj?
Kur ju perdorni faqen ProTalent, ne mund te kerkojme disa informacione specifike. ProTalent nuk e ndan informacionin e identifikueshem personal ose transaksionet me palet e treta, pervec menyres te pershkruar ne kete politike. Asnje pale e trete nuk e merr informacionin tuaj personal ose transaksionet, pervec informacionit te vendodhjes kur ju navigoni ne faqe dhe transaksionet kur ju porosisni sherbimin e nje talenti dhe jeni duke e ndare kete informacion me ate. Informacioni qe ne mbledhim perdoret per te permiresuar permbajtjen e faqes sone, per te njoftuar konsumatoret mbi perditesimet e ndryshme dhe per komunikime si sherbimi i klientit.

Komunikimet me Email: Ne mund t’ju dergojme nje email mireseardhje per te verifikuar llogarine tuaj dhe email-e mbi transaksionet per qellime operacionale, si faturimi, menaxhimi i llogarise, mirembajtje e sistemit etj. Ju mund t’i ndaloni keto email-e vetem duke mbyllur llogarine tuaj. Ne gjithashtu mund t’ju dergojme email-e promocionale, njoftim produktesh, raste studime, leter njoftime, informacion mbi evente te ndryshme ose email-e te tjera komerciale. Ju mund t’i ndaloni keto email-e ne cdo kohe duke u cregjistruar me ane te URL ne fund te cdo email-i ose duke na kontaktuar per te hequr informacionin tuaj nga lista e email-ve.
Marketing: Ju pranoni qe ne mund t’a perdorim informacionin tuaj personal per t’ju njoftuar rreth sherbimeve dhe mjeteve tona, per te derguar marketing te personalizuar dhe oferta promocionale bazuar ne preferencat tuaja dhe per te permiresuar reklamimin tone. Ju mund te c’regjistroheni nga keto email-e ne cdo kohe duke klikuar linkun ne email.

Ne nuk e shesim dhe nuk e ndajme informacionin tuaj personal me njerez te tjere apo kompani marketingu, pa miratimin tuaj. Ne mund te perdorim dhe te ndajme informacion jo personal per qellimet tona te marketingut duke perfshire edhe marketing ne faqet e tjera. Per shembull, ne mund te perdorim informacionin per te kontrolluar se sa here e keni pare nje reklame, per te shperndare reklama te personalizuara ne baze te preferencave tuaja dhe per te matur efektivitetin e nje fushate marketingu. Ju mund te na ndaloni ne qe t’ju dergojme reklama te tilla ne faqe te ndryshme duke fshire cookies nga browser-i (shikoni me poshte).

4. Ndarja e informacionit tuaj
Ne e ndajme informacionin personal per t’ju pergjigjur kerkesave ligjore, perforcuar politikat tona, pergjigjur ankesave qe permbajtja ne faqe shkel te drejtat e te tjereve ose per te ruajtur te drejtat, pronen ose sigurine e cdo perdoruesi. Ky informacion do te ndahet ne perputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi. Sikurse u permend me siper, ne nuk e ndajme informacionin tuaj personal me palet e treta per qellime marketingu pa miratimin tuaj.

Ne mund t’a ndajme informacionin tuaj personal gjate nje tranzicioni, si psh. shitja ose transferimi i ProTalent dhe/ose i te gjitha aseteve (ose pjeserisht), informacioni juaj personal mund te jete ndermjet elementeve qe shiten ose transferohen. Ne mund te ndajme te dhena te permbledhura me reklamues apo pale te treta. ProTalent perdor teknologji te pershtatshme enkriptimi kur merr dhe dergon te dhena mbi perdoruesit dhe transaksionet.

5. Cookies
Cookies jane copa te dhenash te caktuara nga nje server ne web per te identifikuar ne menyre unike browser-in e PC suaj. ProTalent perdor cookies per te mundesuar faqen qe te ruaj informacion mbi vizitat, pershpejtimin e ngarkimit te faqes dhe permiresimin e eksperiences suaj me sherbimet dhe funksionet e ofruara. Cookies mundesojne gjithashtu mbledhjen e informacionit rreth navigimit tuaj me faqen. Ju keni mundesi qe ne cdo kohe t’i caktivizoni cookies nga browser-i juaj. Ne gjithashtu mund te ruajme aktivitetin tuaj ne faqe ne cookies te cilat perdoren nga pale te treta, duke perfshire Google, per te reklamuar bazuar ne sjelljen tuaj me faqen.
Palet e treta (psh. Google Analytics) mund te marre dhe ruaj informacion jo personal nga cookies, log-et e server-it dhe teknologji te ngjashme nga browser-i ose pajisja mobile, duke perfshire edhe adresen IP. Ju mund te caktivizoni keto cookies duke vizituar faqen e Google per caktivizimin e reklamave.

Neqoftese ju e aksesoni ProTalent me kredencialet tuaja nga rrjetet sociale (psh. Facebook ose Google+), ose nese pranoni te lidhni llogarine tuaj ne ProTalent me llogarine tuaj ne rrjetet sociale, ne mund te marrim informacion personal rreth jush nga keto rrjete sociale, ne perputhje me termat & kushtet dhe politiken e privatesise te rrjetit social. Per shembull, Facebook mund te ndaje me ne listen tuaj te shokeve, ditelindjen, informacion rreth interesave tuaja ose shokeve tuaj ose informacion tjeter personal, ne menyre qe te na mundesoje ne per te krijuar llogarine tuaj dhe per te mundesuar sherbimet tona. Ne mund t’a shtojme kete informacion me te dhenat e tjera qe kemi mbledhur nga nderveprimi juaj me faqen.

6. Aksesimi dhe perditesimi i informacionit tuaj
Ju mund te perditesoni informacionin tuaj ne opsionet e priflit/llogarise suaj. Neqoftese mendoni se informacioni personal qe ne kemi lidhur me ju nuk eshte i sakte ose i plote, atehere mund te na kerkoni per t’a rregulluar ate.

Per me teper, ju mund te kerkoni akses ne informacionin personal qe ne kemi per ju, ne cdo kohe duke na kontaktuar ne contact@protalent.al. Kur ne kemi informacion qe ju keni te drejte t’a aksesoni, ne do te perpiqemi t’jua mundesojme ate duke e derguar me email. Ne mund t’ju tarifojme nje shume te caktuar per te mbuluar kostot administrative ose cdo kosto tjeter te arsyeshme per t’ju mundesuar kete informacion. Ne nuk do ju tarifojme vetem sepse keni bere kerkesen dhe nuk do ju tarifojme per te korrigjuar informacionin tuaj personal.

Mund te ekzistojne raste kur ne nuk mund t’ju japim akses ne informacionin personal qe zoterojme. Per shembull, ne jemi te detyruar te refuzojme kerkesen neqoftese duke ju dhene akses do te prekej privatesia e dikujt tjeter ose nese do te rezultonte ne shkelje te konfidencialitetit. Nese kjo gje ndodh, ne do ju dergojme me shkrim nje arsye per kete refuzim.

Ndryshime ne Politiken e Privatesise
Kjo politike privatesie mund te ndryshoje me kalimin e kohes. Cdo version i ri i ksaj politike privatesie do te publikohet ne faqen tone. Ju lutemi ta kontrolloni rregullisht.