Bizneset e preferojne shume blog-un sepse gjenerojne trafik per faqen e tyre dhe i bejne klientet te harxhojne me shume kohe aty. Edhe sipermarresit e shitjeve online, te cilet mendojne se po shesin vetem produkte, performojne me mire kur postojne keshilla ose i pergjigjen pyetjeve te konsumatoreve ne blog-un e tyre. Benefitet e permbajtjes se marketingut per zgjerimin e bizneseve jane te pa mohueshme dhe sot eshte shume e lehte per te hapur dhe mirembajtur nje blog, por lajmi i mire eshte se nuk keni pse t’a beni te gjithe pune vete. Shikoni njehere keshillat me poshte nga ProTalent per te hapur dhe mirembajtur nje blog sa me efektiv.

1. Mbajeni ate te fresket dhe energjik

Revistat boterore gjithmone i kane marre “idete” nga njerez te talentuar sepse ne kete menyre marrin me shume ide te mira. Ju do te keni histori me te bukura nese investoni kohe ne krijimin e artikujve cilesor ose nese punesoni nje talent/shkrimtar per kete pune. I shpjegoni talentit se cili eshte qellimi i blog-ut tuaj, cfare historish po kerkoni, cilet jane klientet e tu dhe si flisni me ata. Per shembull, nese jeni nje restorant, ju mund t’i flisni klienteve ne menyre formale (restorant luksoz) ose ne menyre miqesore dhe jo formale nese keni me shume afrimitet me ata.

E njejta gje vlen edhe per punesimin e nje talenti per te shkruar artikuj per ju. Nje projekt i mire do te perfshinte numrin e fjaleve, qellimin e artikullit, audiencen qe po i drejtohet, fjalet kyc deri te referencat. Dhe sigurisht nje buxhet i paracaktuar dhe koha e dorezimit.

2. Te gjithe kane nevoje per nje editor

Mos e nenvleresoni impaktin qe mund te kete perdorimi i nje gramatike jo te mire ose gabimet drejtshkrimore ne menyren se si duket faqja juaj. Kjo eshte vecanerisht e vertete nese ju ofroni sherbime marketingu ose konsulence per te ndihmuar te tjeret me materialet e tyre. Ndonjehere kur jeni duke shkruar, dicka qe ka kuptim ne mendjen tuaj, i mungon konteksti per te cilen kane nevoje te tjeret. Nje editor i mire mund t’i dalloje keto probleme si dhe te permiresoje gramatiken ose stilin e artikullit.

3. Lerjani plugin-et profesionisteve

Pavarsisht nese jeni duke perdorur WordPress ose ndonje CMS tjeter, nje dizenjues i mire blog-u mund t’ju ndihmoje per te implementuar dhe personalizuar nje template dhe per te instaluar cdo plugin. Ju duhet te optimizoni permbajtjen e blog-ut me Yoast SEO dhe te siguroheni qe mund te behet share ne rrjetet sociale me Social Icons. Gjithashtu, mund te jeni edhe me specifik. Per shembull, nese keni nje restorant, mund te shtoni plugin si Restaurant Reservations per t’ju ndihmuar me rezervimet online, ose Food/Drink Menu per te shfaqur menune tuaj online. Nje dizenjues blog-u me eksperience mund t’ju kursej shume dhimbje koke dhe probleme teknike qe mund te shkaktohen edhe nga plugin-et me te mira.

4. Mundohuni te optimizoni

Mbani mend se qellimi kryesor i juaji eshte te gjeneroni me shume trafik per faqen tuaj, keshtu qe nuk duhet te harroni te optimizoni (SEO) faqen tuaj per motorret e kerkimit (Google, Yahoo, Bing etj). I njejti person qe ju ndihmon per te ngarkuar materialin tuaj ne CMS, mund t’ju ndihmoje edhe per t’a optimizuar ate me Yoast dhe te vendos pershkrime dhe fjale kyc per nje renditje sa me te mire ne kerkimet ne Google.

5. Zgjeroni rrjetin e njohjeve

Menduat se keni mbaruar! Por puna pas publikimit perfshin leximin, perpunimin dhe pergjigje ndaj komenteve, krijimin dhe postimin e artikujve ne rrjetet sociale dhe te zgjeroni rrjetin e njohjeve tuaja me influencues. Keto detyra sociale jane po aq te rendesishme per suksesin tuaj sa edhe shkrimi i materialeve te mira. Mos lejoni qe gjithe mundi juaj te shkoj kot, por punesoni nje talent ne ProTalent per t’ju ndihmuar ne cdo hap.

Duke punuar me talentet gjate gjithe procesit te ndertimit te blog-ut mund t’ju ndihmoje te rrisni trafikun ne faqe, te zgjeroni biznesin tuaj dhe te kurseni kohe dhe para. Kjo gje ju sjell rezultate te shpejta duke ju krijuar me shume kohe te lire per t’u fokusuar ne aktivitete me te rendesishme.