Si nje talent ne ProTalent, ju jeni biznesi juaj, duke shitur sherbimet tuaja. Per te terhequr projekte dhe klient te rinj, ju duhet qe te reklamoni veten tuaj vazhdimisht. Megjithese kjo mund te duket pak e bezdisshme, eshte nje nga menyrat me te mira per te siguruar pune ne vazhdimsi.

1. Fokusohuni ne Cilesi dhe Rezultate

Fatkeqsisht, sherbimet cilesore jane te veshtira per t’u gjetur online. Shume njerez jane ne kerkim te lekut te shpejt dhe kjo bene qe cilesia e sherbimit te ulet. Neqoftese deshironi te dalloni nga turma, tregohuni nje profesionist i vertete. Fokusohuni ne cilesi, perkushtohu klienteve te tu dhe synoni per te arritur rezultatet me te mira te mundshme. Mos mendoni asnjehere se duke qene se konsumatori po paguan vetem 5 euro, ju mund te dorezoni nje sherbim qe nuk ka vlere per ate. Ju duhet te premtoni sherbime qe jane realiste dhe te punoni per nje sherbim sa me cilesor dhe per nje eksperience klienti te paharrueshme, gjithmone duke rene dakort me pritshmerite e klientit qe ne fillim te projektit.

2. Ofroni Sherbime per Aplikime Popullore

Neqoftese jeni nje ekspert teknologjie dhe mesoni shpejt, pse mos te ofroni instalime dhe personalizime te aplikacioneve, software-ve dhe sherbimeve cloud me popullore? Plugin-et WordPress jane nje vend shume i mire per te filluar, sepse nga njera ane WordPress po fiton shume popullaritet dhe nga ana tjeter po krijohen gjithmone e me shume plugin-e cilesore. Per shembull, ju mund te fokusoheni ne plugin-et per forma kontakti, SEO ose E-commerce. Platformat e marketingut me email jane nje shembull i mire per sherbimet popullore cloud. Keshtu ju mund te targetoni profesioniste te cilet duan te konfigurojne pergjigjet e tyre automatike dhe te ofroni nje sherbim per kete. Gjithashtu mund te synoni edhe aplikacionet popullore per te cilat ka gjithmone shume kerkesa.

3. Profil dhe Sherbime Profesionale

Sigurohuni qe profili juan ne ProTalent ka stil dhe perfaqson personalitetin tuaj. Mundesoni eksperience klienti te njejte per te gjithe sherbimet tuaja, pavaresisht kush e porosit ate. Perdorni imazhe cilesore dhe me ngjyra per te reflektuar qellimin e sherbimit tuaj dhe mundohuni te jepni nje pershkrim sa me cilesor duke perdorur gjuhe te thjeshte dhe te ndare me pika/paragrafe. Gjithashtu, mund te mesoni online se si te krijoni nje profil sa me profesional, ose mund te punesoni nje talent qe ta bej kete per ju.

4. Mesoni si te Trajtoni Klientet me Miresjellje dhe Efektivitet

Neqoftese nuk keni studiuar apo nuk keni eksperience ne komunikimin me klientet, do te ishte nje ide e mire qe te lexonit online lidhur me tema si menaxhimi i marredhenieve me klientin, menaxhimi i llogarive, shitje dhe kujdesi i klientit. Ne cilindo rast, mendoni se si do te deshironit ju te trajtoheshit po te ishit klient. A e vleresoni shpejtesine, miresjelljen, komunikimin e qarte, rezultatet, ndershmerine dhe transparencen? Nese po, trajtojini klientet tuaj ne kete menyre. Pervetsoni keto vlera dhe do te shikoni rezultate konkrete ne biznesin tuaj. Neqoftese mesoni se si te trajtoni konsumatoret ne menyre efektive, do te keni me shume bleres te kenaqur te cilet do te blejne vazhdimisht dhe do te lene vleresime te larta. Sigurohuni qe t’i menaxhoni pritshmerite e klienteve qe nga fillimi. Tregohuni i qarte dhe i ndershem ne ate qe ofroni dhe gjithashtu ne ato qe nuk mund dhe qe nuk do te beni. Pergjigjuni cdo pyetje paraprake qe mund t’ju drejtohet. Mos vendosni shpejtesine mbi percaktimin e kerkesave te qarta. Perpara se te filloni te punoni me nje projekt, sigurohuni 100% qe i keni kuptuar nevojat e klientit. Duke punuar ne nje projekt me kerkesa jo te qarta mund te rezultoje ne humbje kohe per ju dhe nje klient te pakenaqur. Nese nje klient nuk eshte i qarte ne ate qe deshiron, eshte detyra juaj per te bere pyetjet e duhura. Percaktimi i kerkesave te qarta ne fillim, do t’ju kurseje shume kohe dhe probleme me vone.

5. Mesoni te Thoni “Jo”

Neqoftese deshironi te krijoni nje burim afatgjate dhe gjysem te automatizuar te ardhurash, me pak fjale, nje biznes afatgjate dhe perfitues ne ProTalent, ju duhet te mesoni te thoni “Jo”. Kur nje talent i ri sapo ka filluar punen, ai zakonisht mendon se eshte me mire t’i thoje “Po” cdo klienti dhe te marre persiper projektin. Por mendohuni per nje moment, sepse ndoshta shumicen e kohes nuk do te perfundoje ne favorin tuaj. Thoni “Po” vetem ne projektet qe mund t’i perfundoni, pra qe kerkojne aftesi dhe njohuri qe ju i keni ose qe mund t’i perfitoni lehtesisht dhe shpejt. Ju nuk mund te ofroni cdo sherbim marketingu te mundshem ne internet, ju nuk mund te krijoni cdo website te mundshem. Ju duhet te analizoni dhe te vendosni se cilet sherbime do te ofroni. Kjo strategji ka edhe nje avantazh tjeter. Kur ju ofroni vazhdimisht sherbime te ngjashme, ju permirsoheni gjate gjithe kohes duke i bere ato me shpejt dhe me mire. Duke qene se qeniet njerezore jane kreativ, ju duhet ta sfidoni veten ndonjehere per te motivuar punen tuaj, por gjithmone qendroni brenda limiteve qe keni percaktuar. Kur te jeni gati per te shtuar sherbimet tuaja, sigurohuni qe keni mjetet e nevojshme dhe njohurite e duhura per t’a cuar deri ne fund.