productivity

Sipas nje studimi të TalentSmart me më shumë se një million pjesëmarrës, është arritur në rezultatin se ka një lidhje të drejtpërdretjë ndërmjet performancës së lartë dhe koeficentit të lartë të inteligjencës emocionale. Shenjë dalluese e inteligjencës emocionale është vetëkontrolli – një aftësi që nxjerr produktivitetin masiv duke ju mbajtur të fokusuar dhe në rrugën e duhur.
Për fat të keq, vetëkontrolli është një aftësi e vështirë për t’u mbështetur. Vetëkontrolli është kaq i rrënjosur për shumicën e njerëzve sa që kur Martin Seligman dhe kolegët e tij në Universitetin e Pensilvanisë anketuan dy milionë njerëz dhe u kërkuan që të renditnin 24 aftësi të tyre të ndryshme, vetëkontrolli ishte në vendin e fudnit në listë.
Por cfarë duhet të bëni për të pasur një vetëkontroll të lartë? Për t‘ju ndihmuar me këtë ne ju sjellim një listë me 11 sekrete se cfarë bëjnë njerëzit me një inteligjencë të lartë emocionale:

1. Ata fokusohen në zgjidhje. Ku ju përqendroni vëmendjen tuaj, përcakton gjendjen tuaj emocionale. Kur fiksoni problemet me të cilat ballafaqoheni, krijoni dhe zgjatni emocione negative që pengojnë vetëkontrollin. Kur përqendroheni në veprimet që do të bëni për të përmirësuar veten dhe rrethanat tuaja, krijoni një ndjenjë të efikasitetit personal që prodhon emocione pozitive dhe përmirëson performancën. Njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk qëndrojnë në probleme, sepse ata e dinë se janë më efektive kur përqendrohen në zgjidhje.

2. Ata ushqehen mirë.
Nëse sheqeri në gjak është i ulët, ka më shumë gjasa që të përballeni me impulse destruktive. Nga ana tjtetër, ushqimet me sheqer rrisin shpejt nivelin tuaj të sheqerit dhe ju lënë të drenazhuar dhe të pambrojtur ndaj sjelljes impulsive menjëherë pas ksaj. Ushqimi i diçkaje që siguron një djegie të ngadaltë për trupin tuaj, si orizi ose mishi, do t’ju japë një dritare më të gjatë të vetëkontrollit. Pra, nëse ju keni vështirësi t’a mbani veten larg shportës së karameleve kur jeni i uritur, sigurohuni që të hani diçka tjetër nëse doni të keni një shans për të “luftuar”.

3. Ata pranojnë dhe falin veten. Mos injoroni se si gabimi ju bën të ndiheni; thjesht mos rri në të. Në vend të ksaj, zhvendosni vëmendjen tuaj në atë që ju do të bëni për të përmirësuar veten në të ardhmen.Dështimi mund të dëmtojë vetëbesimin tuaj dhe t‘a bëjë të vështirë të besoni se do të arrini një rezultat më të mirë në të ardhmen. Njerëzit emocionalisht inteligjentë e dinë se suksesi qëndron në aftësinë e tyre për t’u rritur përballë dështimit dhe ata nuk mund t‘a bëjnë këtë kur jetojnë në të kaluarën. Çdo gjë që mund të arrihet do t’ju kërkojë të merrni disa rreziqe dhe nuk mund të lejoni dështimin për t’ju ndaluar të besoni në aftësinë tuaj për të pasur sukses.

4. Arti i të thënit “JO”. Sa më shumë vështirësi të keni per te thënë “Jo”, aq më shumë ka gjasa që ju të përjetoni shqetësime, stres, madje edhe depresion, faktorë që e dëmtojnë vetëkontrollin. Të thuash “Jo” është me të vërtetë një sfidë e madhe vetëkontrolluese për shumë njerëz. “Jo” është një fjalë e fuqishme që nuk duhet të kesh frikë të përdorësh. Kur është koha për t’a thënë, njerezit emocionalisht inteligjent shmangin frazat si “Unë nuk mendoj se mundem” ose “Nuk jam i sigurt”. Duke u thënë jo angazhimeve të reja, respekton angazhimet tuaja ekzistuese dhe j’u jep mundësinë për t’i përmbushur me sukses ato . Kështu që kujtoni veten se duke thënë “Jo” keni kryer një akt që do të ndikoje pozitivisht vetëkontrollin tuaj ne të ardhmen duke parandaluar efektet negative të angazhimit të tepërt.

5. Ata nuk kërkojnë përsosmëri. Njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk e vendosin përsosmërinë si objektivin e tyre sepse e dinë që nuk ekziston. Qeniet njerëzore, nga vetë natyra, gabojnë. Kur përsosmeria është qëllimi juaj, ju mbeteni gjithmonë me një ndjenjë të bezdisshme të dështimit që ju bën të dëshironi të hiqni dorë ose të reduktoni përpjekjet tuaja. Ju përfundoni duke kaluar kohën duke u ankuar për atë që keni dështuar të arrini dhe çfarë duhet të keni bërë ndryshe në vend që të ecni ngazëllyer për atë që keni arritur dhe çfarë do të arrini në të ardhmen.

6. Ata qendrojnë pozitivë. Mendimet pozitive ju ndihmojnë të ushtroni vetëkontroll duke e përqendruar vëmendjen në shpërblimet që do të merrni për përpjekjet tuaja. Ju duhet të jepni një ndihmë të vogël për trurin tuaj duke përzgjedhur me qëllim diçka pozitive për të menduar. Kur gjërat shkojnë mirë dhe gjendja juaj është e mirë, vetëkontrolli është relativisht i lehtë. Kur gjërat shkojnë keq, dhe mendja juaj është e përmbytur me mendime negative, vetëkontrolli është një sfidë. Në këto momente, mendoni për ditën tuaj dhe identifikoni një gjë pozitive që ka ndodhur ose do të ndodhë, pavarësisht sa e vogël të jetë ajo. Nëse nuk mund të mendoni për diçka nga dita e tanishme, reflektoni mbi të kaluarën dhe shikoni për të ardhmen. Thelbi i gjthë ksaj është që ju t’a zhvendosni vëmendjen në dicka pozitive kur mendimet tuaja po notojnë në pellgun e mendimeve negative, në mënyrë që të mos humbni fokusin.

7. Ata shmangin pyetjen “Po sikur?”. Pyetje të tilla i hedhin benzinë zjarrit të stresit dhe shqetësimit, të cilat janë të dëmshme për vetëkontrollin. Gjërat mund të shkojnë në një milion drejtime të ndryshme dhe sa më shumë kohë të shpenzoni duke u shqetësuar për mundësitë, aq më pak kohë do të kaloni duke vepruar dhe duke qëndruar produktiv. Njerëzit produktivë e dinë se pyetja “Po sikur?” vetëm do t’i çojë në një vend që nuk duan ose kanë nevojë të shkojne. Natyrisht,planifikimi i skenarit është një teknikë e nevojshme dhe efektive e planifikimit strategjik por, dallimi kryesor këtu është ndarja midis shqetësimit dhe të menduarit strategjik.

8. Ata flenë mire. E kemi thënë dhe stërthënë rëndësinë e gjumit për të rritur inteligjencën tuaj emocionale dhe për të ruajtur fokusin dhe vetëkontrollin tuaj.Kur flini, truri juaj “karikohet”, duke përzier kujtimet e ditës dhe duke ruajtur ose hedhur ato të panevejshmet në mënyrë që ju të zgjoheni vigjilent dhe të qetë. Vetëkontrolli juaj, vëmendja dhe kujtesa zvogëlohen kur nuk flini mjaftueshëm. Privimi i gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit, edhe pa prezencën e stresit, të cilat janë një vrasës i madh i produktivitetit. Duke qenë se ditët e sotme jane shumë të ngarkuara,ju duhet të sakrifikoni gjumin për të qëndruar produktiv, por orët e pamjaftueshme të gjumit jo vetëm ulin produktivitetin në mënyrë të ndjeshme por, ju bëjnë të ndiheni të lodhur.
Kur jeni të lodhur, aftësia e trurit tuaj për të absorbuar glukozën zvogëlohet shumë. Kjo e bën të vështirë kontrollin e impulseve duke ju bërë “të dilni nga binarët”. Për më tepër, pa gjumë të mjaftueshëm, ju keni më shumë gjasa të dëshironi ushqime me sheqer për të kompensuar nivelet e ulëta të glukozës, të cilat janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Pra, flini mjaftueshëm, jeta juaj do të jetë më e lumtur dhe më e shëndetshme, e për pasojë më produktive.

9. Ata bëjnë aktivitet fizik. Studimet e ndryshme kanë treguar se aktiviteti fizik ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj dhe aktivitetet tuaja gjatë ditës.Ushtrimet kanë shumë ndikim sidomos gjatë kohës kur keni stres, sepse do t’ju ndihmojnë t’a shkarkoni atë. Aktiviteti fizik ju ndihmon të jeni më produktiv. Njerëzit që bëjnë sport ka gjasa të jetojnë më gjatë. Ata gjithashtu bëjnë një jetë më cilësore. Mundohuni që cdo ditë të bëni sadopak aktivitet fizik, do të shikoni një ndryshim të madhë në mirëqënien dhe vetëkontrollin tuaj.

10. Ata meditojnë. Meditimi në të vërtetë trajnon trurin tuaj për t’u bërë një makinë vetëkontrolluese. Edhe teknika të thjeshta si “mindfulness”, që përfshin vetëm pesë minuta në ditë për t’u përqendruar në asgjë më shumë se frymëmarrja dhe shqisat tuaja, përmirëson vetëdijen tuaj dhe aftësinë e trurit tuaj për t’i rezistuar impulseve destruktive. Jo më kot murgjit budistë duken të qetë dhe në kontroll. Kështu që pse mos t’a provoni?

11. Ata kontrollojnë dëshirat e tyre. Dëshirat, në mënyrë të pavetëdijshme, na kontrollojnë dhe na drejtojnë. Kur ndjeni që nje dëshirë po ju kontrollon, duhet të prisnin të paktën 10 minuta para se të dorëzoheni në tundim. Në këtë mënyrë ju do të gjeni shpesh se vala e madhe e dëshirës tani është thjesht një gurgullimë të cilën ju keni fuqinë për t‘a kontrolluar.

Për t‘a pëmbledhur, gjëja e rëndësishme për të kujtuar është që ju duhet t’i jepni këtyre strategjive mundësinë për të punuar me to. Në ato momente kur ndiheni që po luftoni me vetëkontrollin, kthehuni drejt këtyre strategjive dhe jepuni një mundësi për të përmirësuar jetën dhe veten tuaj.